Almeda Abazi u martua me Tolgahan Sayisman në 13 shkurt, ditën e saj të lindjes. Të nesërmen e dasmës private, çifti publikoi disa foto ku dukeshin të dy shumë të lumtur. Tolgahan kishte zgjedhur një kostum të zi me papion dhe jelek poshtë, kurse Almeda një fustan të bardhë në formë sirene, me flokët e zinj të lëshuar me onde të mëdha.
Sot, Almeda publikoi në Instagram një video të pazbuluar nga dasma. Ajo shfaqet duke kërcyer me një vogëlush në krahë, të cilin e quan “princi im”. Në sfond është kënga e famshme e Bryan Adams, “Everything I do”.
Ceremonia u mbajt në Los Angeles, ku jetojnë prindërit e Tolga-s. U bë një dasëm e vogël, ku ishin të ftuar vetëm miqtë e ngushtë dhe familjarët e çiftit, natyrisht edhe nëna dhe motra e Almedës.