Fashion & Beauty

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Ndërkohë që shumë vajza e ndjekin muajin e modës për të parë tendencat e fundit të veshjeve, unë, si gjithmonë, e kam mendjen te make up-i. Ju nuk e imagjinoni dot sa e lumtur isha kur pashë që trendi i 2017-ës për grimin ishin sytë e lyer me ngjyra të forta në mënyrë grafike, dhe lëkura e lyer shumë lehtë. Mendova se më në fund erdhi dita që do të shoh vajzat të eksperimentojnë me pamjen e tyre dhe do të dalin nga korniza e make up-it "Kardashian" (jo se ka ndonjë gjë të keqe me këtë të fundit). Por, sapo ju tregoja vajzave për këtë trend, më thoshin: "Shumë bukur, por mua nuk më shkojnë ngjyrat."

Në mendjen time, s’e kuptoja çfarë donin të thoshin. Për mendimin tim, mjafton të dish disa hile dhe çdo gjë të shkon! Për ta vërtetuar këtë, "rrëmbeva" vajzat e stafit për t'i lyer me ngjyrat e ndezura, për t'ju treguar atyre dhe juve si mund të dukeni bukur edhe me këtë trend të pazakontë.

Paleta që zgjodha për këtë ishte nga GOSH Copenhagen, pasi ajo kishte të gjitha ngjyrat që më duheshin.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Fillojmë me fotografen tone Nurjonën, ose Nur Dritëshkroja, siç i pëlqen ta thërrasin, ose Nu flokëkuqja, siç i flas unë.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Nurjona ka flokët më të veçantë në zyrën tonë, edhe nuk m’u desh shumë kohë të zgjidhja ngjyrën e saj. Mendova ta lyej me të verdhë, që sytë të duken si petalet e një luledielli.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Në fytyrë përdora fondatinën Foundation drops, dhe për t' dhënë shkëlqim, përdora produktin Lumi Drops në mollëza. Ky produkt i dha lëkurës të Nurjonës një pamje më të shkëlqyeshme.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Për ta bërë të verdhën më të dukshme, i vendosa poshtë lapsin e bardhë Kohl nga Gosh, si një bazë. Gjithashtu, për t'i dhënë syrit pak formë, përdora lapsin e zi Ultimate dhe rimelin Lash Sculpting Fibre Mascara. Për vetullat përdora xhelin Brow Sculpting Fibre Gel , për t'i mbajtur në formë vetullat e saj të plota.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Nurjona vendos buzëkuq të errët dhe prandaj dhe për këtë pamje unë vendosa të përdor një vishnje shumë të errët. Buzëkuqi mat nr 17 nga Gosh Copenhagen.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Vazhdojmë me Kristin, editorja jonë e modës. Kristi është vajza më stylish e zyrës tonë.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Për të zgjodha ngjyrën pink të fortë, që i shkon jo vetëm me tiparet, por edhe me karakterin e saj, sa të fortë aq edhe femëror.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Kristi e ka lëkurën të yndyrshme, prandaj përdora pudrën matifikuese Prime n Set nga Gosh Copenhagen. E veçanta e kësaj pudre është se mund të përdoret edhe poshtë edhe sipër fondatinës, për ta mbajtur yndyrën nën kontroll. Në buzët e saj përdora Lip Oil, pasi doja që gjithë vëmendja të ishte te sytë. Kam rënë në dashuri me Lip Oil, pasi është një produkt vajor që i hidraton dhe i shëron buzët e thata, dhe ka shkëlqim të fortë.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Në fund erdhi rradha e Gentës, më e ëmbla prej gazetareve tona.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Genta më kujton vajzat e viteve ‘60 dhe shpirti i saj kreativ më bëri ta imagjinoj me ngjyrën blu të thellë të detit.

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Për ta bërë më të thellë ngjyrën, para aplikimit, e laga furçën me ujë, pastaj e mbusha me hijen e syve dhe e aplikova në sy.

Për t’i konturuar fytyrën, përdora paletën më të re nga Gosh, e cila i përmbledh në një të gjitha produktet që ju duhen. Shikoni sa bukur shkëlqen highlight-i në faqet e saj!

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Vajzat e Anabel-it provojnë trendin me in të 2017-ës!

Deamishel Hoxha
Beauty Editor

 

Ina Omuri
Fotografe 

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons