Showbiz dhe TV

Puthja Ilda Gega-Floriana Garo, reagon ish-konkurrentja e Big Brother

25 Janar 2017

Puthja Ilda Gega-Floriana Garo, reagon ish-konkurrentja e Big Brother

Një foto e Floriana Garos dhe ish-banores së Big Brother 1, Ilda Gega, duke shkëmbyer një puthje pasionante ka qarkulluar ditët e fundit në rrjete sociale. Fotoja që ka shkaktuar reagime të shumta, nisur edhe nga profili i rezervuar i Garos, ka shtyrë këtë të fundit të reagojë nëpërmjet një prononcimi për 'Opinion'.

Puthja Ilda Gega-Floriana Garo, reagon ish-konkurrentja e Big Brother

“S’ka asnjë domethënie. Për atë foto janë bërë disa lajme para pak kohësh, ndërsa tani e kanë ripublikuar për disa klikime më tepër. Nuk bëhet kursesi fjalë për qasje homoseksuale nga ana ime. Këto janë lajme për klikime. Ka shumë gjëra më të rëndësishme sesa zbulimi i tyre," është shprehur Floriana, duke pranuar se sot nuk ruan më një marrëdhënie kaq të afërt me ish konkurenten e Big Brother.

Kjo e fundit, edhe pse pas pjesëmarrjes në reality-show ka tentuar t'i largohet jetës publike, është detyruar të japë një sqarim në Facebook-un e saj, ku mes të tjerash akuzon moderatoren e 'Jo vetëm modë' si personi që e ka publikuar foton vite më parë me qëllim përfitimin e famës. 

"Vajza që kanë nxjerrë në lajme këto ditë në foto me mua, ka dekada që mundohet të bëhet personazh publik. Vajza ka qenë një shoqe e imja dhe ndërkohë që isha në emisionin BB vendosi të publikonte foton tonë me qëllimin për të marrë vëmendje dhe për t'u bërë e famshme. Fatkeqësisht e vetmja që mori famë atëherë isha unë, unë që sinqerisht nuk e desha pasi e pashë ç'monstër ishte. Pas 9 vitesh më në fund i erdhi dita dhe ASAJ të përbëjë lajm por sërish me foton time,"- shkruan Ilda, duke lënë të kuptohet se dy vajzat nuk flasin më bashkë.

Ish-konkurentja e edicionit të parë të Big Brother shprehu mes të tjerash në statusin e saj pendesën për pjesëmarrjen në këtë reality-show, duke e quajtur si 'një kafaz djallëzie dhe kafshërimi' që lëndoi familjen e saj dhe largoi disa njerëz nga jeta.

Puthja Ilda Gega-Floriana Garo, reagon ish-konkurrentja e Big Brother