School & Career

Ndryshime në Universitetin e Tiranës: Ja kriteret e reja për pranimin e studentëve

Ndryshime në Universitetin e Tiranës: Ja kriteret e reja për

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni bëri publike kriteret e reja të pranimit të studentëve për vitin akademik 2017-2018. Ndryshimet e reja përfshijnë 6 fakultetet e Universitetit të Tiranës, për çdo program studimi, për ciklin e parë të studimeve të vitit të ardhshëm akademik.

Koni theksoi se kriteret e vendosura janë në përputhje të plotë me kurrikulat që maturantët kanë zhvilluar ose janë duke zhvilluar në sistemet parauniversitare publike dhe jopublike në Republikën e Shqipërisë.

 “Në bazë të analizës së kurrikulës së shkollës së mesme, Universiteti i Tiranës është përpjekur të vendosë kriteret perfekte, në mënyrë të tillë që puna e maturantëve ndër vite të mos humbasë, por të vlerësohet dhe ata të zgjedhin programin e studimit që u intereson.” -tha rektori Koni.

Sipas tij, edhe këtë vit, kriteret kanë një orientim specifik duke u bazuar në: mesataren e studimeve të tri viteve; mesataren e gruplëndëve specifike sipas programit të studimit të fakulteteve të ndryshme të UT-së; si dhe provimet në disa programe studimi të Maturës Shtetërore. Bërthama dhe përbërja kryesore në këto kritere janë lëndët e kurrikulës bërthamë që zhvillohen në arsimin e mesëm të Republikës së Shqipërisë”, – theksoi rektori i UT-së Koni. “Gazeta Shqiptare” në tabelat bashkëngjitur shkrimit publikon të detajuara lëndët preferenciale dhe kriteret e reja për çdo program studimi që ofrohet në UT.

FAKULTETI I DREJTËSISË
Maturantët që do të aplikojnë në Fakultetin e Drejtësisë, 50% të pikëve i marrin nga mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme, përfshi mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë që 50% të vlerësimit do ta ketë nota mesatare e pesë lëndëve preferenciale (për të gjitha vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë provimet e Maturës Shtetërore), të cilat janë: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori, Qytetari, Ekonomi, Gjuhë e Huaj (e parë), dhe secila prej tyre vlerësohet me 10%.

FAKULTETI I EKONOMISË
Fakulteti i Ekonomisë i ka bërë publike kriteret e pranimit që në muajin dhjetor, dhe formula e përzgjedhjes së studentëve është e njëjtë me vitin e shkuar, ku nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbëjnë 50% të vlerësimit. Ndërsa, 50 përqindëshin tjetër të vlerësimit, kandidatët që do të aplikojnë te Ekonomiku e marrin nga nota mesatare e gruplëndëve preferenciale (për të gjitha vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e Maturës Shtetërore). Në secilin program studimi, Ekonomia dhe Matematika kanë secila nga 15% të peshës, ndërsa dy lëndët e tjera, Fizikë dhe Gjuhë e Huaj nga 10%. Pra, maturantët që mesataret e këtyre lëndëve për të tria vitet e studimit i kanë të larta, kanë më shumë shanse të fitojnë të drejtën e studimit.

HISTORI-FILOLOGJIA
Ndryshime në kriteret e pranimit nga viti i kaluar ka Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, pasi në këtë fakultet nuk ka lëndë preferenciale. Për të gjitha programet e studimit në këtë fakultet, do të vlerësohet me 80% të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tri viteve të studimit në shkollën e mesme, ndërsa 20% të pikëve maturantët i marrin nga mesatarja aritmetike e lëndëve të Maturës Shtetërore.

GJUHËT E HUAJA
Po ashtu, ndryshime ka edhe për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, pasi e ka hequr fare grupin e lëndëve preferenciale që kishte një vit më parë, ku ishin të listuara 5 lëndë. Në vendimin e këtij fakulteti përcaktohet se, studentët për vitin e ri akademik 2017-2018 do të pranohen vetëm në bazë të notës mesatare të tri viteve të gjimnazit, përfshi edhe provimet e maturës. “Mesatare e thjeshtë e cila rezulton nga mbledhja e notave të tri viteve dhe notave të marra në provimet e Maturës Shtetërore, pjesëtuar me numrin në total të notave të mbledhura”, përcaktohet në vendim.

SHKENCAT E NATYRËS
Në këtë fakultet ka një formulë ndryshe nga viti i shkuar, pasi 25% të pikëve maturantët i marrin nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, dhe 25% nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Gjysmën tjetër të pikëve, pra 50%, ata i marrin nga nota mesatare e gruplëndëve (kurrikula bërthamë). Në gruplëndët preferenciale të këtij fakulteti përfshihen lëndët: Biologji, Kimi, Fizikë dhe Matematikë, por vlerësimi është në varësi të programit të studimit (shiko tabelën bashkëngjitur për detajim).

SHKENCAT SOCIALE
Për të hyrë në Fakultetin e Shkencave Sociale, vlerësimi do të bëhet i tillë: Nota mesatare e thjeshtë e tri viteve të shkollimit 50% e vlerësimit; Nota mesatare e thjeshtë e tri provimeve të maturës të detyrueshme (Gjuhë dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë e Huaj), 40% e vlerësimit. Ndërsa, 10% të pikëve kandidati i merr nga një provim me zgjedhje, ku përfshihen: Qytetari, Sociologji, Filozofi, Psikologji, Histori, Gjeografi, Biologji, Ekonomi dhe Teknologji. Nëse maturanti jep dy provime me zgjedhje nga lista e mësipërme, atëherë llogaritja bëhet duke marrë notën mesatare të tyre. Normalisht, edhe këtë vit, MAS-i ka përcaktuar se i vetmi kriter që kandidatët duhet të plotësojnë për provimet e lëndëve me zgjedhje, është që shuma e krediteve të tyre të jetë 8.

Burimi: Balkanweb

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----news/20960/ndryshime-ne-universitetin-e-tiranes-ja-kriteret-e-reja-per-pranimin-e-studenteve