
Elton John dhe Mariah Carey morën miliona për të kënduar në dasmën e mbesës 19-vjeçare të një miliarderi rus. Të shtunën, ceremonia me vlerë dhjetëra miliona dollarë, bashkoi në martesë Irene Kogan-in me David Kevey-n. Irene është mbesa e miliarderit Valery Kogan.


Thuhet se Mariah Carey fitoi plot 2.5 milionë dollarë për të kënduar "We belong together" në hotelin "London's Landmark", ku një suitë kushton 1450 paund. Kurse Elton John, ndonëse nuk dihet me saktësi, nuk mori më pak se 1 milion dollarë për të kënduar. Pas performancave të tyre, ishte radha e Mark Ronson-it të luante në mikser.

Dasma me të ftuar VIP nga Rusia dhe të njohur ndërkombëtarisht, kishte të pranishëm edhe aktorin e njohur Antonio Banderas.
Nga fotot duket edhe torta gjigande, si edhe menuja me nëntë pjata, që përfshinte peshk të tymosur me haviar, rosto viçi dhe ananas të zhytur në shurup.

Burimi: "DailyMail"