Të enjten, Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin për dënimin me 4 vite burg të ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, për akuzën e korrupsionit pasiv, pasi Xhelili i kërkoi marrëdhënie seksuale vartëses së tij në këmbim të një vendi pune më të mirë.
Por, ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, do të vuajë vetëm 2 vite e 8 muaj burgim, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Ai gjithashtu nuk do të mund të kryejë funksione publike për 5 vite.
Shukri Xhelili u arrestua më 15 maj të vitit 2016, pas një videoskandali të publikuar në emisionin “Të paekspozuarit”, në “Ora News”. Në videon famëkeqe, 56-vjeçari shihet teksa i kërkon vartëses së tij të kryejnë marrëdhënie seksuale për një pozicion më të mirë pune.
Burimi: Balkanweb