Horoscope

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Shigjetari

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Shigjetari

Shigjetari

Ky është viti kur ëndrrat tuaja do të realizohen. Falë Saturnit, që në Dhjetor të vitit 2014, ju jeni ndeshur me më shumë përgjegjësi dhe më me pak argëtim. Nuk ka rëndësi se sa sukses keni patur, kur Saturni ndodhet në shenjën tuaj, juve ju duhe të ktheheni sërish në pozicionin fillestar. Deri tani keni punuar drejt një synimi të rëndësishëm; të ngrini një biznes, të krijoni një familje apo të ktheheni në shkollë. Nëse s’e keni bërë ende, nuk është vonë. Këtë vit keni mundësinë për të zbuluar se çfarë doni realisht dhe për të punuar fort drejt plotësimit të dëshirës suaj.

Saturni do të largohet nga shenja juaj në 20 Dhjetor të vitit 2017 dhe nuk do të kthehet më për 29 vjet. Përpara se Saturni të ikë, ai do t’ju përballë me provimet e tij të fundit dhe ju do t’ia dilni. Shikoni sa keni arritur deri më tani.

Duke qënë se Saturni ka qëndruar në shtëpinë tuaj të parë të personalitetit, ju keni ndryshuar edhe fizikisht, jeni bërë më të fortë dhe më ‘fit’. E keni vënë re që edhe njerëzit ju trajtojmë me më shumë respekt? Gjatë dy viteve të fundit, ju keni fituar autoritet, jeni bërë ekspertë në fushën tuaj, ju rrezatoni influencë. Kur Saturni të zhvendoset në shenjën e Bricjapit dhe në shtëpinë tuaj të parasë dhe vlerave në 20 Dhjetor, ju do të shihni rezultatet e gjithçkaje për çfarë keni punuar deri tani dhe ndoshta do të nisni të bëni vërtetë para. Mund të vendosni të blini shtëpi, të investoni në një pronë apo të bëheni më të zgjuar financiarisht. Të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen!

2017 nuk është vetëm punë. Falë Jupiterit, ju do të argëtoheni shumë dhe do të njihni shumë miq të rinj e do të gjendeni në rrethe të reja sociale. Në mediat sociale, prezenca juaj do të ndihet shumë. Papritur, do të përballeni me mundësi brilante profesionale dhe personale në Shkurt, 12 Maj, 3 Qershor, 18 Korrik dhe 10 Gusht.

Fëmijët janë një kënaqësi e madhe këtë vit dhe mund të ndodhë që familja juaj të shtohet. Nëse nuk doni që të ngelni shtatëzanë, atëherë bëni kujdes gjatë eklipsit të ri të 26-27 Shkurtit.

Duke qënë se ky vit do të ketë shumë punë dhe më shumë argëtim, rrezikoni që të lodheni deri sa mund të bëni edhe gabime. Pjesa e parë e vitit do të jetë shumë delikate politikisht dhe ekonomikisht; njerëzit janë të stresuar dhe argumentet mund të ndizen shumë shpejt. Qëndroni larg nga argumentet politike.

Shtatori është muaji ideal për t’u mburrur me punën tuaj. Ju do të keni mundësinë për të impresionuar ata që janë nën pushtet dhe mund të fitoni shumë famë. Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës në 20 Shtator mund t’ju hapë rrugën për një karrierë krejtësisht të re.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠