Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Ujori

3 Janar 2017

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Ujori

Ujori

Duhet të bëni kujdes gjatë Hënës së Re të 27 Janarit 2017, sepse mund të tërhiqni pas vetes njerëzit e gabuar, dikë me një motiv të fshehtë , ndaj veproni me hapa të ngadaltë. Dy javë më vonë, hëna e plotë në 10 Shkurt, do të ndriçojë shtëpinë tuaj të fejesës dhe martesës dhe Shën Valentini do të jetë i paharrueshëm.

Jupiteri, planeti i lumturisë dhe fatit të mbarë, do t’ju ndihmojë shumë sapo të zhvendoset në shenjën e Peshores. Jupiteri do të qëndrojë tek Peshorja për 13 Muaj nga 9 Shtatori deri në 10 Tetor 2017. Jupiteri do të forcojë dashurinë dhe shëndetin si edhe do t’ju japë optimizëm dhe mbështetje nga njerëz të rëndësishëm. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, ju do të keni mundësinë të udhëtoni diku shumë larg nga shtëpia juaj.

Në 26 Shkurt, ju do të përjetoni një eklips që ka lidhje me financat tuaja. Prisni një tjetër burim të ardhurash. Mund të jetë që partneri/partnerja juaj t’ju ofrojë një siguri të madhe materiale gjatë kësaj kohe.

Nga 8 Marsi deri në 21 Prill do të keni mundësinë që të merreni me riparim shtëpie apo me plane për blerje/shitje shtëpie. Kujdes, mos ndërmerrni asnjë projekt dizajni gjatë kohës kur Afërdita të jetë “retrograde” nga 4 Marsi deri në 15 Prill. Nuk është as kohë e mirë për t’u fejuar dhe për t’u martuar.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.