Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Peshqit

3 Janar 2017

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Peshqit

Peshqit

Astrologia Susan Miller e sheh 2017-ën si një vit shumë premtues për Peshqit. Nuk do të mungojnë projektet krijuese dhe madje as shanset për t’u bërë milionerë. Por mos harroni që të qëndroni me këmbë në tokë!

2017-ta do të jetë një vit i shënuar për ju. Shumë ndryshime do t’ju japing role të rja këtë vit, si në jetën personale, ashtu edhe në jetën profesionale. Do të keni shumë mundësi për të qënë krijues dhe kjo është diçka mjaft e rëndësishme për Peshqit.

Nëse jeni beqarë, në Dhjetor 2016 deri në Janar 2017, do të keni takuar dikë që ka potencial për të qënë bashkëshorti/ja juaj.

Ja çfarë duhet të dini mirë: Planet dhe veprimet që ju ndërmerrni nga Gushti 2015 deri në fillim-shtatori 2016, do të nisin të japing rezultatet e tyre deri në Tetor të 2017-ës. Përfitimet do t’ju materializohen, kur Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit, do të hyjë në shtëpinë tuaj të tetë të financës. Eklipset në shenjën e Peshqve dhe shenja që ju qëndron përballë, Virgjëresha, do t’ju çojnë këtë vit në një drejtim të ri dhe pozitiv, duke ju shtyrë të konsideroni rëndësinë e një partneri në jetën tuaj. Partneri në biznes apo në dashuri, do të ketë një rol mjaft thelbësor këtë vit.  Gjatë kësaj periudhe ju mund të ndiheni sikur koha ju ikën shpejt, ndaj do të përpiqeni të gjeni mënyra shumë efiçente për të qënë sa më produktivë me kohën tuaj.

Meqënëse ky vit është shumë produktiv, ofertat që do t’ju vijnë në Shkurt të 2017-ës, do t’ju japin mundësi që të vini vulën tuaj të krijmtarisë dhe origjinalitetit mbi punët që do të ndërmerrni.

Kemi edhe një tjetër eklips në familjen Peshqit-Virgjëresha, në 26 Shkurt të 2017-ës. Planeti juaj, Neptuni, do të jetë shumë aktiv, ndaj ju mund të fitoni një projekt krijues shumë të rëndësishëm, që përfshin të shkruarin, ngjyrat dhe dizenjot, muzikën, kërcimin dhe çdo që gjë ka lidhje me artin.

Prisni gjithashtu edhe ndonjë lajm të papritur në lidhje me të ardhurat tuaj personale apo kursimet.

Le të shohim tani se çfarë do t’ju ndodhë në karrierë. Në 17 Shtator të vitit 2015, Saturni u “rehatua” tek shenja e Shigjetarit dhe që atëherë, ky planet po ju dikton se si të fitoni reputacion në fushën ku punoni. Saturni do të qëndrojë në shtëpinë tuaj të vlerësimit, famës dhe arritjeve deri në 19 Dhjetor të vitit 2017. Saturni nuk ju jep dekorata e kupa gjatë kësaj kohe, por vetëm kur i gjithë trajnimi përfundon, pra në fund të Dhjetorit të vitit 2017. Saturni ju mëson se asgjë me vlerë nuk vjen falas, ndaj ju duhet të punoni shumë fort, por ajo çfarë ju do të arrini, do të qëndrojë me ju përgjithmonë, sepse Saturni është planeti i qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë.

Mos u ndjeni sikur duhet t’i jepni zgjidhje çdo situate që do të ndeshni në 2017-ën. Gjatë këtij viti duhet të jeni të hapur për sugjerime dhe replika.

Një nga periudhat më të rëndësishme të vitit do të nisë kur Marsi të  hyjë në shenjën tuaj nga 19 Dhjetori i 2016-ës, deri në 27 Janar të 2017-ës. Ju do të jeni shoferi i fatit tuaj dhe do të jeni shumë të zënë. Nëse ndodheni në një pozicion konkurrues, ju garantoj se do të fitoni. Energjia tërheq më shumë energji.

Marsi do të shfaqet në profilin tuaj jo vetëm në karrierë, por edhe në jetën personale. Nëse jeni ndjerë të padukshëm, nuk do të jeni më gjatë kësaj periudhe. Marsi do t’ju bëj më seksi dhe tërheqës. Beqarë apo të lidhur, ju do ta dashuroni vëmendjen që do të merrni këtë periudhë. Pluto është duke udhëtuar drejt Bricjapit, në shtëpinë e 11-të të shoqërisë, që do të thotë se ju keni një numër miqsh të suksesshëm dhe me influencë të cilët kanë hyrë në jetën tuaj dhe kujdesen për gjendjen tuaj shpirtërore dhe financiare. Peshqit që kanë ditëlindjen nga data 5 Mars deri në 11 Mars, do të përfitojnë më shumë nga këta miq, të njohur të rinj apo kontakte të tjera në 2017-ën.

Një tjetër bonus për Plutonin, është pozicioni i tij ideal në raport me Diellin, që do t’ju japë juve një efekt rigjenerues, nëse keni qënë të shqetësuar për ndonjë situatë shëndetësore.

Peshqit që kanë ditëlindje nga 19 Shkurti deri në 4 Mars, e kanë ndjerë këtë ndihmë nga Plutoni në vitet e mëparshme. Nëse ditëlindja juaj, qëllon jo më vonë se 11 Marsi, atëherë ju do të ndihmoheni shumë nga Plutoni nga 2018-2024.

Urani, planeti i surprizave ka qënë në sektorin tuaj të të ardhurave, Dashi që në Mars të vitit 2011. Ju jeni përballur me ulje e ngritje të menjëhershme të të ardhurave dhe natyrisht që kjo periudhë ju ka trajnuar që të përballeni me këto befasi të shkaktuara nga Urani. Urani nuk do të largohet deri në Mars të vitit 2019.

Ka pasur raste, ose do të ketë këtë vit, që ju do të bëni më shumë lekë seç e keni imagjinuar ndonjëherë. Pra, ky mund të jetë viti që do të gjeni gjithë financimin që ju duhet.

Por duhet të jeni me këmbë në tokë. Nëse silleni si adultë të pjekur, dhe punoni me shumë përkushtim me partnerët tuaj duke treguar se keni shpirt ekipi dhe respektoni kufijtë e buxhetit, do të impresiononi të gjithë dhe do të bëni shumë para.

Jeni duke udhëtuar me shpejtësi të plotë drejt të ardhmes, të lumtur që do të lini të kaluarën pas krahëve. Jeni gati për më shumë dhe universi e di këtë gjë!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.