
Akrepi
Këtë vit ju do të ndiheni të tërhequr ndaj çështjeve shpirtërore, si edhe do të kërkoni më shumë kohë për të punuar dhe mësuar në vetmi të plotë. Kjo periudhë është fantastike për të shkruar dhe ju do të keni dëshirë të hidhni në letër përjetimet tuaja. Ndiqni instiktin tuaj. Puna më e madhe këtë vit për ju do të jetë nga brenda, aty është edhe aseti juaj më i madh. Këtë vit ju do të fitoni më tepër vetë-besim dhe mençuri. Këtë vit një tjetër fjalë magjike për ju është edhe “durimi”. Mos harroni, drejtimi që merrni është më i rëndësishëm sesa shpejtësia.
Këtë vit mund të përballeni me disa “lamtumira”. Është koha për t’u ndarë me njerëz e situata të cilat nuk ju sjellin më gëzim. Ti e di vetë se kush dhe cilat janë ato. Mos u frikësoni. Ju thjesht po spastroni vendin, duke krijuar hapësira për diçka të re. Përqëndrohu në pikësynimet e tua. Listo qëllimet e tua. Rifreskoni CV-në jo vetëm për biznes, por edhe të jetës. Ndoshta ju duhet të dëgjoni disa herë këngën e famshme të “Frozen” “Let it go, let it go, let it go.” Kjo është kënga e vitit 2017 për ju.
Karriera juaj do të ri-aktivizohet falë dy eklipseve. Në Shkurt do të jetë koha për të mbyllur një projekt, ndërsa 21 Gushti, është një ditë fantastike për një fillim të ri. Mund të jetë rritje rroge, fillimi i një biznesi apo një projekti të ri.
9 Shtatori do të jetë dita e pushtetit për ju, sepse do të fitoni financim për projektin tuaj të ëndrrave. Edhe pse keni dëshirë të punoni prapa skene, mund të jetë koha që të dilni në dritë. Afërdita viziton zonën tuaj të karrierës deri në 19 Shtator dhe do të shihini se si puna juaj do të shkelqejë. Mund të jetë që do të krijoni një lidhje romantike në punë.
Saturni ka qënë në shtëpinë tuaj të dytë të parave që nga Dhjetori i vitit 2014 dhe ju jeni ndeshur me disa vështirësi gjatë këtyre kohëve. Saturni do të largohet në Dhjetor të 2017-ës dhe nëse s’e keni bërë ende, është koha për të mbyllur borxhet, për të krijuar një buxhet dhe për të rregulluar financat. Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pasurinë, por edhe për vlerën tënde të brendshme.
Mos harroni, planeti juaj udhëheqës, Plutoni është simboli i pushteti dhe pasurisë. Rritje rroge apo në detyrë do të vijë për ju në 1, 16 dhe 20 Dhjetor.
Me Uranin në shenjën tuaj, mund të ketë disa ndryshime në lidhje me punën tuaj, mënyrën se si punoni dhe me kolegët. Nëse jeni të pakënaqur me pozicionin aktual të punës, mos u sillni keq dhe ta çoni veten drejt pushimit nga puna. Veproni me kujdes dhe me qetësi.
Hëna e re në 27 Mars është ideale për të lënë pas dore çokollatat dhe ngrëniet natën vonë për sallata të shëndetshme dhe palestër. Gjej një dietë dhe një rutinë ushtrimesh të cilat të pëlqejnë dhe qëndroji besnik.
Tetori do të jetë një rilindje për ju. 26 Tetori, dita më e mirë e vitit do të bjerë në shenjën tuaj dhe ju mund të merrni një ofertë fantastike financiare. Festojeni duke i dhuruar vetes një pamje dhe garderobë të re.
Nëse jeni beqarë, Nëntori është muaji më i mirë dhe nëse jeni të lidhur, këtë muaj do të dashuroheni sërish.
I dashur akrep, shenja juaj ka disa simbole. Simboli më i famshëm është akrepi, por gjithashtu është edhe gjarpri, shqiponja dhe pëllumbi. Simboli më i lartë që keni është feniksi, zogu mitologjik që ngrihej e ringrihej nga pluhuri. Këtë vit ju keni mundësinë që të ktheheni në një Feniks, të lini pas dore të kaluarën dhe të Rilindni.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.