Bricjapi
Shenja juaj është përballur me disa vështirësi gjatë viteve të fundit, por ju ja keni dalë mbanë me forcën dhe sharmin tuaj. Këndvështrimi praktik dhe me këmbë në tokë që ju keni ndaj botës, ju ka përgatitur që t’i luftoni situatat e vështira me një përmbajtje dhe qetësi për t’u admiruar.
Urani ka qënë në një kënd të vështirë në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë aty deri në vitin 2019. Gjatë kësaj kohe, ju është dashur që të ndryshoni shtëpi krejt papritur. Karriera juaj ka qënë forca kryesore e këtij ndryshimi në shtëpi.
Në 2017-ën ju do të ndjeni ndikimin e Uranit më shumë nëse ditëlindjen e keni nga 9 Janari deri në 18 Janar.
Në 2017-ën ju presin dy zhvillime të mëdha. E para është kur Marsi do të udhëtojë në sektorin tuaj të shtëpisë nga 28 Janari deri në 9 Mars të vitit 2017. Venusi do të shkojë “retrograde” në 4 Mars dhe do të qëndrojë në atë pozicion deri në 15 Prill. Ndaj ju këshillojë që mbyllni çfarë keni për të bërë në Shkurt të 2017-ës.
Ju do të jeni edhe nën efektin e një hëne të re të jashtëzakonshme në 27 Mars. Mund ta përdorni këtë periudhë për të lëvizur, për të riparuar apo për të bërë pastrime. Kjo hënë e re është ideale për t’u përqëndruar edhe tek prindërit.
Do të jeni të lumtur me atë çfarë do të ndodhë në karrierën tuaj për sa kohë Jupiteri, planeti i fatit, lumturisë dhe zgjerimit të jetë në shenjën e Peshores deri në 10 Tetor të 2017-ës.
Gjatë kësaj kohe, njerëz të rëndësishëm do të bëjnë të pamundurën për t’ju ndihmuar. Do të jetë koha e një shpërblimi fantastik, sepse ju Bricjapë, vlerësoni suksesin në karrierë më se gjithçka tjetër dhe kjo do të jetë një kohë fantastike për të parë se sa larg keni shkuar.
Afërdita, planeti që udhëheq shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë, do të shkojë “retrograde” nga 4 Marsi deri në 15 Prill, por edhe kur të kthehet sërish në pozicionin fillestar, ajo nuk do të jetë në formë deri në 18 Maj. Nëse keni plan të martoheni apo të fejoheni, prisni deri në 18 Maj. Mos bëni ndryshime radikale në pamjen tuaj.
Mundësia juaj e ardhme për të gjetur dashuri është në 26 Prill të 2017-ës dhe dy javëve pas kësaj date. Saturnin do ta keni pranë për t’ju ndihmuar në një lidhje jetëgjatë dhe të qëndrueshme.
Plutoni, planeti i transformimeve, ka hyrë në Bricjap në 2008-ën dhe do të qëndrojë në shenjën tuaj për një kohë shumë të gjatë, deri në 2024-ën. Plutoni në këtë shenjë ka revolucionarizuar marrëdhënien e botës me paratë dhe bankat. Aftësia juaj, ndihmuar edhe nga Plutoni, është të pasuroheni në sektorë ku të tjerët kanë dështuar. Mos e harroni këtë.
Gjatë kohës kur Afërdita do të jetë “retrograde” nga 4 Marsi deri në 15 Prill, ju do të ndiheni sikur karriera ka ndalur. Mos u mundoni që ta sforconi përpara. Jeni përballë një situate të ndërlikuar. Do të keni një mundësi tjetër për karrierë kur të jetë hëna e re në 19 Tetor të 2017-ës dhe situata do të jetë sërish komplekse.
E ndjej që karriera juaj do të jetë e artë gjatë pjesës më të madhe të 2017-ës. Gjatë kësaj kohe do t’ju vijnë mundësi të pafundme.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.