Horoscope

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Gaforrja

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Gaforrja

Keni kohë që pyesni veten nëse keni marrë vendimet e duhura në karrierën tuaj. Urani, planeti i ndryshimeve të papritura, ka qëndruar në shenjën e Dashit (shtëpia juaj e karrierës) nga 2011 dhe do të vazhdojë të jetë aty deri në 2019-ën. Kjo influencë ka sjellë ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj profesionale.

Gjithashtu, shumë Gaforre kanë përjetuar probleme stresuese me një person në një marrëdhënie biznesi apo romantike.

Të gjitha eklipset që ju kanë shoqëruar ju ishin eklipse të hënës së plotë, që me siguri kanë sjellë edhe përfundime. Është e qartë, që ju po mbyllnit një periudhë të rëndësishme të jetës suaj. Në të shumtën e kohës, Gaforreve nuk u pëlqen ndryshimi, vetëm nëse ju keni qënë vetë nismëtare e ndryshimeve dhe keni hartuar vetë mënyrën se si do të bëhen gjërat. Por kjo nuk qëndron, të paktën për këto vitet e fundit.

Urani do të jetë në shtëpinë tuaj të avancimit në karrierë, ndaj prisni që të keni shumë mundësi biznesi në rreth Hënës së Re të 27 Marsit.

Shtëpia juaj, ose një tjetër pronë që keni dhe familja do të jenë zonat e një rritje shumë të madhe personale dhe do t’ju shtojnë gëzimin nga 10 Tetori, kur Jupiteri të hyjë në shenjën tuaj. Kjo është diçka fantastike, sepse për Gaforren, shtëpia dhe familja kanë një rëndësi parësore.

Nëse keni mundësi, krijoni edhe një zyrë në shtëpnë tuaj. Do të shihni se si do t’ju vijnë të ardhurat. Këtë vit krijoni lidhje më të ngushta me eprorët dhe klientët tuaj, sepse do ta shihni se si do të avanconi në karrierë dhe do të zbuloni një mënyrë shumë të bukur të të bërit biznes.

Hëna e re e 11 Prillit do t’ju ndihmojë të nisni një vit që do të jetë shumë i lidhurme familjen time.

Nga 28 Janari deri në 9 Mars, do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për karrierën. Do të keni një pozicion shumë prestigjioz dhe do të sillni një klient të ri, falë Marsit në shenjën e Dashit, shtëpia juaj e famës dhe nderit. Pas kësaj periudhe, hëna në 27 Mars, do t’ju hapë derën për një mundësi fantastike në karrierë. Një projekt krijues do t’ju vendosë emrin në murin e famës.

Le të flasim tani për dashurinë. Gjatë viteve të fundit, Saturni po testonte aftësinë tuaj për të dashuruar. Tashmë që keni kaluar të gjitha sprovat, jeni më të pjekur dhe më të mençur se kurrë në çështjet e zemrës. Në pjesën e fundit të 2017-ës dhe në 2018-ën, ju do ta vini në përdorim të gjithë dijen tuaj dhe do të keni mundësi të ndërtoni një marrëdhënie shumë të fortë për vitet që vijnë.

Afërdita do të shkojë “retrograde” në 2017-ën nga 4 Marsi deri në 15 Prill dhe kjo periudhë nuk është e favorshme për t’u martuar apo pëor t’u fejuar. Këtë periudhë nuk këshillohet as edhe një ndryshim dramatik i pamjes suaj. Kini kujdes gjatë kësaj faze.

Në fund të 2017-ës, ju do të hyni në një nga vitet më të fuqishme të jetës suaj në raport me dashurinë, ndaj mos humbni kohën tani duke ndenjur me dike që ju e dini shumë mirë se një ditë do ta ndani.

Periudha më e rëndësishme për të shijuar deashurinë në këtë dekadë, do të nisë në 10 Tetor të 2017-ës dhe do të vazhdojë deri në 8 Nëntor të 2018-ës, kur Jupiteri do të udhëtoj në shenjën e Akrepit dhe do t’ju shndrisë shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Nëse jeni të martuar, gjatë këtij viti mund të lidheni edhe më shumë dhe madje mund të sillni në jetë fëmijën që ëndërronit.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee