Demi
Deri në 27 Janar, ju do t’u gëzoheni ftesave dhe festave, do të keni përreth njerëz të sjellshëm e të dashur, disa prej të cilëve i njihni e disa jo. Marsi do të jetë në shenjën e Peshqve, një shenjë që ka lidhje me bukurinë, muzikën, artin dhe poezinë. Të gjitha eventet ku do të jeni pjesëmarrëse, do të jenë shumë tërheqëse. Mund të ndodhë që jut ë udhëtoni dhe ka indikacione që do të udhëtoni në një qytet të huaj gjatë kësaj periudhe. Sa fillim i bukur i vitit të ri!
Deri në 10 Tetor të 2017-ës, ju do të keni të gjithë dritën dhe kujdesin e Jupiterit në shtëpinë tuaj të 7-të, shtëpinë e shëndetit dhe të karrierës.
Me Jupiterin në këtë zonë të re të shenjës suaj, ju do të merrni disa nga detyrat më të rëndësishme në karrierë, të cilat do t’ju paguajnë më së miri. Nëse jeni të vetë-punësuar, do të sillni shumë të ardhura në biznesin tuaj. Ndoshta keni nevojë që të punësoni më shumë njerëz, por mos u shqetësoni, se do të gjeni kandidatët e duhur për të punësuar, të cilët do të dëshmojnë se janë gurë të çmuar. Nëse keni nevojë për pajisje të reja në zyrë, do t’ju dalin mundësi për t’i paguar gjatë 3 mujorit të fundit të 2016-ës.
Nëse keni dëshirë të humbni në peshë, Jupiteri në shtëpinë tuaj të 6-të të Peshores, do të jetë në planetin e gëzimit, shëndetit dhe prosperitetit dhe ju do t’ja dilni mbanë. Jupiteri në shtëpinë e 6-të, është vendodhja më e mirë për të humbur peshë në mënyrë efektive.
Sapo të humbni peshë, do të qëndroni në peshën tuaj të re për një kohë shumë të gjatë sepse Jupiteri do t’ju mësojë si të hani shëndetshëm dhe do ta shihni edhe vetë sa mirë do të ndiheni me porcione më të vogla.
Do ta shijoni ushqimin edhe më shumë se më parë, por do të hani porcione të vogla dhe më të shëndetshme.
Në fillim të 2017-ës, do të keni një tjetër shans për të ndryshuar punën dhe karrierën, apo për të nisur biznesin tuaj në hënën e re të bukur të 27 Janarit.
Kjo hënë e re do të jetë në shenjën e Ujorit, nën planetin e Uranit. Urani do të jetë shumë miqësor me Saturnin dhe ky i fundit do t’ju sjellë stabilitet dhe progres në karrierë.
Bëhuni gati të çoni përpara ëndrrat tuaja në këtë periudhë. Edhe nëse ju jeni në punën që doni, sërish kjo periudhë do të jetë fantastike profesionalisht, sepse mund të intervistoheni në televizioni apo internet dhe të merrni duartrokitjet e merituara për punën tuaj.
Nëse doni të nisni një biznes, bëjeni këtë në fund të Janarit. Me të gjitha planetet në një drejtim, do të merrni shumë publicitet pozitiv. Edhe nëse keni një biznes, publiciteti në këtë periudhë do t’ju favorizojë shumë.
Gjatë tre viteve të fundit, ju keni pasur pak vështirësi me një partner (dashurie apo biznesi). Kjo pjesë e jetës do t’ju ndryshojë katercipërisht për mirë. Në 10 Tetor, Jupiteri hyn në shenjën e Akrepit dhe do të keni përkushtim në çdo sektor. Kjo do të jetë një periudhë fantastike për t’u martuar apo për t’u fejuar. Keni kohë! Nëse jeni të martuar apo në një lidhje serioze dashurie ose biznesi, partneri juaj do të pasurohet dhe ju do të dy do të jeni mirë si rezultat i kësaj. Në dashuri, mesa duket ju do të udhëtoni së bashku në një shtet të huaj dhe të ndërtoni një ëndërr dashurie që do t’ju zgjat përjetësisht.
2017-2018 do t’ju ri-zgjojë besimin se dashuria dhe partneriteti në biznes mund të ndodhë. Kini besim! Më e mira s’ka ardhur ende.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.