Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Dashi

3 Janar 2017

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Dashi

Dashi

Viti që vjen do të jetë jo vetëm shumë i suksesshëm, por edhe i paharrueshëm, por ju duhet të jeni tepër të kujdesshëm në hartimin e një strategjie, që duhet të ndërmerret gjatë javëve më favorizuese për ju. E them këtë, sepse planeti që ju udhëheq, Marsi, do të jetë “retrograde” dhe i pafuqishëm për një pjesë të mirë të vitit. Qëndroni të vëmendshëm në Tetor dhe Nëntor, sepse ata janë muajt tuaj më produktivë.

Karriera juaj do të jetë zjarr deri në 8 Nëntor të vitit 2016. Ky është lajm i mirë. Më pas, Marsi do të kthehet në pozicion të fortë dhe ju duhet t’i keni mënjanuar deri atëherë vonesat, pengesat dhe ngatërresat që ju ka shkaktuar dobësia e planetit tuaj nga Prilli deri në Qershor.

Me gjithë këto planete “retrograde”, 2016-a do të thotë se juve ju duhet të shpenzoni një pjesë të mirë të kohës, duke vendosur se çfarë po ecën dhe çfarë jo. Për këtë të fundit, ju gjithashtu duhet të sqaroni me veten se cilët sektorë të jetës suaj duhet të përmirësoni ose t’i eleminoni përfundimisht.

Në punë, shikoni me kujdes metodat tuaj të të punuarit për të parë nëse mund të gjeni një metodë të re, të paprovuar më parë. Do të shihni se nga kjo analizë do të përfitoni që të jeni një hap përpara me konkurrencën. Ka raste që ne nuk ndryshojmë derisa na duhet të ndryshojmë dhe pastaj falenderojmë universin që na shtyu të ndërmarrim ndryshime të tilla. Si një Dash që jeni, juve ju pëlqen të shtyni veten përpara. Ju keni gjithmonë dëshirë të jeni të parët që të eksploroni një territor të ri. Preferoni të veproni shpejt, ndaj ka pasur raste që jeni ndjerë të frustruar me progresin e qetë dhe gradual gjatë 2016-ës dhe do të jetë e pamundur që të shpejtoni këtë progres. Mos e lufto ritmin, por ndiqe atë!

Një fakt interesant është se Saturni dhe Neptuni do të përplasen tre herë në një kënd 90 gradë dhe ky kënd matematikor përkthehet në “pengesë”. Kjo do të thotë se juve ju duhet të zgjidhni midis realizimit të një ëndrre dhe të qënit me këmbë në tokë për atë çfarë do t’ju sjellë kjo ëndërr. Hera e fundit që ju jeni ndodhur në një situatë të tillë ka qënë në 26 Nëntor të vitit 2015. Kërkoni emaile-t dhe sms-të tuaja, për të parë se çfarë lloj diskutimesh keni patur në atë kohë.

Saturni do të jetë në shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës dhe ju këtë vit do të jeni në dilemë midis dëshirës për të materializuar një projekt dhe mungesës së buxhetit të mjaftueshëm për ta vënë në jetë projektin. Vështirësia qëndron në faktin që eprorët e vendit ku ju punoni momentalisht, nuk do t’ju japin financimin e nevojshëm dhe juve ju duhet të vendosni nëse do të përshtateni me aq sa do t’ju japin, apo do ta çoni projektin diku tjetër e diku tjetër, derisa dikush ta pranoj. Nëse pranoni zgjedhjen e dytë, atëherë do t’ju duhen të paktën 2 vjet, përpara se ideja juaj të marrë jetë dhe të prodhohet me të gjithë financimin e nevojshëm. Ndoshta kjo mund të ndodhë edhe vitin tjetër. Por jo këtë vit.

Nëse vendosni të ndryshoni punë në 2017-ën, përpiquni që telefonatat për intervistë të jenë në ditët e para të Janarit. Kjo do të thotë se ju nuk duhet të largoheni gjatë kësaj periudhe, sepse hëna e re është në kulmin e saj. Hëna në Bricjap, që shndrit shtëpinë tuaj të vlerësimeve dhe arritjeve, do t’ju ngjisë më sipër në shkallën e suksesit. Kjo hënë do të jetë shumë e dashur me Marsin, Uranin dhe Neptunin, duke sugjeruar që ju mund të ndihmoheni nga një mik apo ndërmjetës apo nga një rreth profesional të cilit i përkisni. Kjo është hëna më e mirë që unë kam parë në dekada. Nëse doni që të qëndroni në kompaninë ku jeni tani, do ta shihni se drejtuesit do të bëjnë të pamundurën t’ju mbajnë aty.

Të gjitha projektet që kanë lidhje me familjen tuaj, do të ecin shumë mbarë nga 4 Qershori deri në 20 Korrik të 2017-ës. Vëmendje në ditët pas hënës së re të 23 Qershorit të 2017-ës, që bien në sektorin tuaj të familjes dhe pronës. Do të jetë një hënë shumë e bukur dhe me Diellin, hënën e re, Mërkurin dhe Marsin, të gjitha në shtëpinë e gaforres, ju do të arrini atë çfarë doni. Mund ta ktheni shtëpinë tuaj në një parajsë.

Ky do të jetë viti që ju do t’i vini theksin personit tuaj publik dhe profesional më shumë sesa atij personal, por do të gëzoheni kur të mësoni se ky vit do t’ju japë kohë mjaftueshëm edhe për dashuri e romancë.

Ndryshimet më të rëndësishme në jetën tuaj romantike, do të ndodhin kur Jupiteri të largohet nga Virgjëresha dhe të hyjë në shenjën e Peshores, nga 9 Shtatori i 2016-ës deri në 10 Tetor i 2017-ës. Gjatë kësaj periudhe ju do të favorizoheni më shumë se çdo shenjë. Është koha perfekte në më shumë se një dekadë për t’u martuar apo për t’u fejuar. Nëse jeni të lidhur, nuk ka përse të mos e zyrtarizoni lidhjen tuaj.

Nëse jeni të martuar, partneri/ja juaj, ka shanse të ketë një rritje të ardhurash dhe të dy do të jeni të lumtur për këtë gjë. Nëse jeni beqarë, gjatë kësaj periudhe, do të takoni më shumë tipa të martueshëm.
Marsi i fortë dhe energjik do të hyjë në shenjën tuaj në 27 Janar të 2017-ës dhe do të qëndrojë aty deri në 9 Mars të 2017-ës. Gjatë kësaj periudhe ju duhet të shkëputeni nga turma dhe të vraponi vetë drejt finishit. Marsi do t’ju ndihmojë të dilni të parët, ndaj rrethojeni këtë periudhë në kalendar, si fillimi më i domosdoshëm në jetën tuaj profesionale ose personale. Marsi do t’ju japë kurajo, besim dhe shtysë, të gjitha këto elemente që do t’ju çojnë drejt suksesit në çdo nivel. Marsi është planeti i konkurrencës dhe Marsi do t’ju ndihmojë të fitoni. Kur Marsi të jetë në shenjën tuaj, VIP-at do ta kenë të vështirë t’ju thonë “jo”, sepse ju do të jeni shumë këmbëngulës dhe pasionantë. Ju mund të udhëhiqni një komb për çështjen tuaj në këtë periudhe.

Në dashuri, Marsi në shenjën tuaj do t’ju bëjë shumë seksi dhe tërheqës. Ju si Dash, nuk jeni të turpshëm, por ka disa prej jush që janë, ndaj nëse i përkisni kësaj kategorie, duhet të bëheni gati që të suleni pa ndroje drejt pasionit.

Do të ktheni koka dhe sharmi juaj do t’ju japë një vëmendje më të madhe këtë vit. Shkurti i 2017-ës, do të jetë i shijshëm dhe shumë social. Eklipsi i plotë i hënës në 10 Shkurt në shenjën e Luanit, mund t’ju sjellë një fejesë, martesë, ose një takim të parë të rëndësishëm. Eklipsi ndodh disa ditë përpara Shën Valentinit dhe do shndrisë shtëpinë tuaj të dashurisë.

Jeta është aventurë, i dashur Dash. Lejoje ritmin e ngadaltë të 2016-ës, që t’ju japë një shans për të ndërtuar një perspektivë më realiste të jetës suaj, për të sjellë ide origjinale dhe për të fshirë disa gjëra që nuk ju duhen nga jeta. Ndryshimet që do të bëni do t’ju japin një jetë më të shëndetshme, më të lumtur dhe më të pasur.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.