
Aktorja Carrie Fisher humbi jetën dy ditë më parë. Një ditë para saj, u largua nga jeta dhe këngëtari me famë botërore George Michael. Viti 2016 mori padyshim më të mirët, që nga Bowie e deri tek Michael, mirëpo, një tjetër personazh i rëndësishëm vdiq këtë vit për të cilin nuk foli askush.
Doktori Donald Henderson është një figurë pak e njohur nga njerëzit dhe kontributi i tij për njerëzimin ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ishte epidemologjisti që mori përsipër një udhëtim rreth botës dhe arriti të zhdukte pothuajse tërësisht sifilizin. Përpjekjet e tij të jashtëzakonshme synonin të shëronin njerëzit që jetonin në Etiopi, Afganistan, Bangladesh, Indi dhe Somali. Ai dëshironte që deri në vitin 1975 të arrinte ta zhdukte sifilizin në pjesën më të madhe të vendeve të Azisë dhe Afrikës.
Kontributi i Henderson ishte shumë i rëndësishëm, duke qenë se në shekullin e 20-të, më shumë se 300 milionë njerëz vdiqën nga sifilizi. Henderson vdiq më 19 gusht 2016, në moshën 87-vjeçare, pa shumë bujë.