Art & Libra

Ismail Kadare dhe 'Kronikë në gur' fitojnë një tjetër çmim

14 Dhjetor 2016

Ismail Kadare dhe 'Kronikë në gur' fitojnë një

Në Amerikë, shumica  e nxënësve kanë për detyrë të lexojnë një libër gjatë viteve të tyre të gjimnazit. “To kill a  mockingbird” është vepra klasike që ata e kanë lexuar pothuajse të gjithë. Novella klasike kombinon një histori me çështje të rëndësishme si racizmi apo padrejtësitë ligjore. Por teksa ky libër është një pjesë kaq e rëndësishme e kulturës amerikane, disa autorëtë TEDx kanë vendosur të gjejnë librat përkatës edhe për kultura të jeram ku përfshihet dhe vendi ynë.

Ata ia drejtuan këtë pyetje anëtarëve të komunitetit të TEDx dhe njerëëz nga e gjithë bota u përgjigjën. Midis 28 vendeve të listës, ishte dhe Shqipëria me përfaqësuesin e saj të padiskutueshëm, Ismail Kadare.

“Ky libër ndihmon të kuptosh se çfarë domethënie kishte Lufta e 2 Botërore për njerëzit që jetuan në ato vite. Duke qenë se tregohet nga perspektiva e një fëmije, ai gjithashtu jep mesazhin se ka vend për optimizëm edhe në ditë të vështira”, shkruajnë autorët për veprën “Kronikë në gur” të Kadaresë.

Vende të tjera nga bota janë edhe Afganistani, ku libër i detyruar është Kurani, Austria me Faustin, Australia me veprën e John Marsden, “Nesër, kur lufta filloi”, etj.

Klikoni këtu për të parë listën e plotë.