Një blog në Youtube i quajtur “Fomo Daily”, realizoi një video të rubrikës “reagime”, ku një grup i caktuar njerëzish reagojnë karshi një kënge, artisti, videoje apo fenomeni.
Këtë radhë zgjodhën të përcillnin reagimin e disa amerikanëve teksa shikonin për herë të parë në Instagram disa këngëtare shqiptare. Enca Haxhia, Dafina Zeqiri, Bebe Rexha, Era Istrefi dhe Elvana Gjata, ngjallën interes tek blogerët por në fund, shumica zgjodhën të ndiqnin Elvana Gjatën.
E para me të cilën u njohën ishte Enca haxhia, që shkaktoi reagime të ndryshme me mënyrën si pozonte e lagur brenda në vaskë, dhe dekoltenë e përhershme.
“Kjo qenka seksi, seksi!”, thotë njëra prej blogereve. “Unë do t’i çoja një mesazh për t’i thënë se është OK të jesh natyrale”, thotë një tjetër.
Bebe Rexha ishte e dyta, dhe blogerët u habitën kur mësuan se ajo kishte krijuar hitin “Monster” Të Eminem dhe Rihanna-s. “E dua këtë në jetën time”, thotë një blogere. “Më duhet të them se brune duket më mirë.”, ishte një tjetër mendim.
Era Istrefi, e famshme prej hitit “Bonbon” fillimisht u tërhoqi vëmendje me look-un e saj por në fund, shumë prej tyre thanë se nuk do të donin ta ndiqnin në Instagram , për shkak të një videoje me një efekt të frikshëm të Snapchat-it.
“Duket që s’e çan kokën”, tha një prej blogereve, “Por nuk do ta ndjek, sepse kam frikë”.
Dafina Zeqiri u vlerësua për ngjyrat e përdorura në Instagram. Ajo u pëlqye për prerjen e fundit të flokëve, muskujt e barkut, dhe të pasmet që shkaktuan ulërima. Zeqiri mori reagime përgjithësisht të mira, ndërsa një prej tyre tha se “nuk do ta ndjek, sepse nuk më çmend”.
E fundit, Elvana Gjata, ishte më e pëlqyera, pasi shumica prej tyre thanë se përfundimisht, do ta ndiqnin në Instagram e madje do t’i çonin edhe një mesazh.
Look-u dhe pozat me ëmbëlsi u pëlqyen amerikanëve.”Ajo ka klas.” “Do ta ndjek në Instagram. E di që do të mërzitem dhe do ta heq, por pastaj do të kthehem prapë që të frymëzohem prej saj.”, tha njëra prej blogereve.
Ndiqni videon e plotë të blogerëve të Fomo Daily: