Fashion & Beauty

3 mënyrat natyrale më të mira për t’i zgjatur më shpejt flokët

 

3 mënyrat natyrale më të mira për t’i zgjatur më

Masazhi me vaj rozmarine

Një mënyrë e mirë për të stimuluar rritjen e flokëve është masazhi i skalpit me vaj rozmarine. Masazhi do të nxisë qarkullimin e gjakut në skalp duke forcuar rrënjën e flokëve dhe duke ndihmuar që folikulat t’i marrin më shpejt vlerat ushqyese. Vaji i rozmarinë është përdorur prej shekujsh për këtë qëllim. Për të kryer këtë masazh mund t’i shtoni shampos suaj pak pika vaji rozmarine ose përziejeni me një vaj tjetër si ai  ullirit ose i kokosit dhe aplikojeni direkt në kokë.

3 mënyrat natyrale më të mira për t’i zgjatur më

Maska me vezë

Nëse flokët tuaj kanë tendencën të këputen sapo arrijnë në gjatësinë e shpatullave, atëherë maska me vezë është ajo që ju duhet. Veza përmban lcithin dhe proteinëa që forcojnë, ushqejnë dhe shërojnë flokët. Përmbajtja e lartë e sulfurit mund të përmirësojë edhe problemet me zbokthin.

Për të bërë këtë maskë, përzieni dy vezë me dy lugë gjelle me vaj ulliri. Aplikojeni përbërjen në flokë të thatë e të krehur dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas lahuni si zakonisht.

3 mënyrat natyrale më të mira për t’i zgjatur më

Trajtim i nxehtë me vaj kastori

Vaji i kastorit është një nga heronjtë e panjohur të botës së flokëve. Fillimisht, vaji i kastorit ka veti anti-kërpudhore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të skalpit, të cilat pengojnë rritjen e flokëve. Së dyti, vaji ikastorit është i pasur me vitaminë E, acide të ngopura omega 6, proteina dhe përbërës të tjerë që penetrojnë flokët dhe ndihmojnë në hidratimin e tyre. Masazhojeni vajin në skalp dhe aplikojeni deri në majat e flokëve. Më pas mblidhini ato mbi kokë, mbështillini me një kësulë dhe bëjini me tharëse për 15 minuta. Më pas lahuni dhe shihni sa të butë do të jenë flokët tuaj.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb