Mbrëmjen e së shtunës, Soni Malaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lumturinë për dhuratën që i ka bërë së fundmi i fejuari i saj, Klevi.
“Tashmë në hapsirë ndodhet dhe një yll me emrin tim. Nuk mund të dëshiroja një dhuratë më të bukur.”-shkroi këngëtarja në Instagram.
Ajo ka postuar çertifikatën që dëshmon se tashmë, në qiell ndodhet një yll që mban emrin e saj. Dhe duke shuar kështu edhe thashethemet për emrin e saj të vërtetë, 35-vjeçarja tregoi nëpërmjet dokumentit se emri i saj është Sonja Malaj.