Mbrëmjen e së hënës, administratori i Universitetit Europian të Tiranës festoi 41-vjetorin e lindjes, i rrethuar nga miqtë e tij më të mirë.
Figura të njohura të medias dhe politikës kanë qenë të ftuar në shtëpinë e tij dhe sigurisht që midis të pranishmëve, nuk mund të mungonte partnerja e Çilit. Madje në mënyrë simbolike, ndonëse supozohet që personi që ka ditëlindjen të fikë qirinjtë e tortës, në të vërtetë, qiririn e fundit e ka fikur e dashura, Pranvera.
Henri foli për herë të parë hapur për lidhjen me Pranverën në emisionin “Oktapod”, ndërsa për herë të parë në publik ata u fotografuan në dasmën mbretërore të princit Leka me Elia Zaharian.


