Nëse ndokush do të dojë të martohet me Samanta Karavellan, e ka të kotë nëse merret me art.
Këngëtarja u shpreh për "Prive" se nuk dëshiron të ketë marrëdhënie me asnjë prej kolegëve të saj artistë. Përkundër aludimeve për lidhje me reperë të ndryshëm me të cilët ka bashkëpunuar, Samanta siguron se është single dhe se nuk ka ndërmend të ketë lidhje me ndonjërin prej tyre.
"Në jetën time nuk do të ketë një bashkëshort artist, kjo është e sigurtë.", tha ajo, "Momentalisht, vazhdoj të kem lidhje vetëm me muzikën. Në jetën time do të ketë patjetër një person, por e kam lënë të vijë natyrshëm."
Samanta është përfolur së fundmi për një lidhje me Gent Fatalin, me të cilin këndon këngën "Na e dina".