Fashion & Beauty

Si ju 'zhvesh' modeli i flokëve përpara të panjohurve!

Si ju 'zhvesh' modeli i flokëve përpara të panjohurve!

Flokët janë reflektim i identitetit. Shumë gra e lidhin ecurinë e ditës me gjendjen e flokëve; nëse flokët janë një katastrofë, me shumë gjasa e tillë do të jetë dhe dita juaj. Shumë të hollë, të elektrizuar, shumë të thatë apo të djegur, me thinja ose bien shumë, vetëbesimi i një gruaje lidhet ngushtë me gjendjen e një prej tipareve më të rëndësishme. Kjo lidhje kaq personale është provuar prej vitesh. Floku simbolizon feminilitetin, identitetin, lirinë, bukurinë dhe pavarësinë, prandaj dhe modeli juaj i preferuar i flokëve flet kaq shumë për ju!

Flokë të shkurtra

Si ju 'zhvesh' modeli i flokëve përpara të panjohurve!

Jeni natyrë ekspresive, moskokëçarëse dhe nuk iu pëlqejnë ‘lustrat’ e tepërta. Në ditën tuaj më të mirë mund të vendosni një penel të lehtë dhe një buzëkuq elektrizues që do t’ju ndriçojë gjithë fytyrën. Reflektoni forcë dhe vendosmëri. Gjërat i bëni shpejt dhe sipas mënyrës tuaj, pak a shumë si modeli i flokëve tuaja.

Flokë natyralë

Si ju 'zhvesh' modeli i flokëve përpara të panjohurve!

Ato gra që i japin vetëm një tharje të shpejtë flokëve pas dushit, janë spirituale. Në kontakt të vazhdueshëm me brendinë e tyre. Janë emotive, romantike dhe shumë krijuese. Ndjekin rrjedhën me lehtësi, por ka gjithnjë diçka të ato që i dallon nga të tjerat dhe të nxisin t’i njohësh më shumë.

Onde artificiale

Si ju 'zhvesh' modeli i flokëve përpara të panjohurve!

Nëse bëni pjesë në këtë kategori, jeni gjithnjë në kërkim të argëtimit. Ju mendoni se duke ndryshuar modelin e flokëve, do të tërhiqni gjëra më interesante drejt vetes. Jeni vanitozë, flirtues dhe arrini synimet tuaja pa shumë përpjekje. Jeni të komunikueshëm dhe njerëzit e kërkojnë shoqërinë tuaj.

Flokë me baluke

Si ju 'zhvesh' modeli i flokëve përpara të panjohurve!

Jo më kot francezet identifikohen me këtë model flokësh. Të gjata, të holla, argëtuese, super-seksi dhe të shkëlqyera në shtrat! Janë shumë inteligjente dhe kanë një mënyrë gati-gati djallëzore të të zgjidhurit të problemeve. Mund të jetë shoqja jote më e mirë, ose armike e betuar.

Flokë të mbledhura topuz

Si ju 'zhvesh' modeli i flokëve përpara të panjohurve!

Mund t’ia shihni një femre në karrierë. Tregon një natyrë luftarake dhe të vendosur. E di çfarë do dhe do ta marrë pavarësisht gjithçkaje. I vendos vetes korniza që shumë rrallë mund t’i kalojë. Mund të jetë një bashkëshorte e devotshme ose një dashnore e shkëlqyer, nuk ka rrugë të mesme!

Flokë ‘bisht kali’

Si ju 'zhvesh' modeli i flokëve përpara të panjohurve!

Jeni përtace kur vjen puna tek kujdesi ndaj vetes. Vendosni veten në plan të fundit dhe ju duket humbje kohe të kaloni disa minuta më shumë përpara pasqyrës në mëngjes për t’u kudjesur për flokët. Jeni gjithnjë për zgjidhje praktike. I bëni gjërat shpejt dhe pa u menduar gjatë. Punoni mjaft mirë nën presion dhe dini të jeni shumë argëtuese kur nuk keni asgjë që t’ju shqetësojë.

Flokë ‘me model’

Si ju 'zhvesh' modeli i flokëve përpara të panjohurve!

Nëse modeli juaj i flokëve është ‘i rëndë’ dhe impenjativ, me shumë mundësi jeni kritike të mëdha ndaj vetes ose shumë dramatike. Nëse ju duhet shumë kohë për t’u bërë gati në mëngjes, kjo mund të nënkuptojë dy gjëra: jeni gjithnjë në ankth dhe shqetësoheni shumë për detaje ose jeni shumë dramatike dhe vdisni për vëmendje, prandaj kërkoni të bini në sy me modelin tuaj të flokëve.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb