Nëse ka diçka që Adelina Ismajli di ta bëjë mirë, është të ruajë privatësinë. Këngëtarja kosovare tregohet gjithnjë e rezervuar për jetën e saj personale, nuk është aktive në rrjete sociale, dhe mbase kjo është një nga arsyet pse ka mundur të mbajë një lidhje të shëndoshë me menaxherin e saj, Vali Krasniqin.
Dyshja ka rreth 8 vite që frekuentohet dhe në ato pak intervista që ka dhënë, Ismajli është shprehur shumë e dashuruar, madje ka shfaqur hapur dhe dëshirën për t’u bërë nënë, që siç është raportuar së fundmi, është bërë realitet. Lajmi i shtatzënisë erdhi jo shumë kohë pas ndarjes nga jeta të nënës së saj dhe vetë Adelina nuk ka bërë asnjë koment, apo të ketë postuar në rrjete sociale.
Është motra e saj Ema, ajo që ka publikuar foto në Snapchat krah Adelinës. “Është kaq e bukur. Rrjedh në gjak,” ka shkruar Ema dhe nuk mund të mos biem dakord. Të dyja motrat duken shumë të bukura dhe Adelinës i shkëlqen fytyra. Me pamjen që jemi mësuar gjithnjë ta shohim, sytë e zinj dhe buzët e kuqe, gjithnjë pak trasgresive, vitet nuk kanë kaluar aspak për këngëtaren që duket se po e shijon shtatzëninë pranë familjes së saj.
Burimi: Klan Kosova