Lidhja mes prezantueses Elita Rudi me futbollistin e kombëtares Bekim Balaj përfundoi pa u pranuar publikisht asnjëherë nga asnjëri prej tyre (lexo këtu). Por ndonëse kishin më shumë se një vit së bashku, Rudi duket se e ka lënë vërtet shpejt pas krahëve ndarjen me Balajn, duke qenë se së fundmi përflitet për një lidhje me reperin Gjiko.
Portali “Indksi Online” ka publikuar disa foto të çiftit të shkrepura në aeroport në Stambollit. Me siguri duke menduar se atje nuk i njeh njeri, Elita dhe Gjiko janë kapur përdore teksa preisnin në radhë. Dyshja mendohet të ketë udhëtuar drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushimi së bashku.