Lifestyle

Pensionisti 'mashtrues’ vërteton gënjeshtrën e rrjeteve sociale

Pensionisti 'mashtrues’ vërteton gënjeshtrën e

Boris Bork kishte gjithçka. Miliarderi rus ngiste makinave luksoze, hante ushqime të shtrenjta dhe shihej shpesh në shoqërinë e vajzave të bukura. Fotot e tij në Instagram ishin provë e jetës së tij të luksit dhe pasurisë marramendëse. I kishin siguruar Boris-it jo pak, por plot 17.000 ndjekës, si dhe një rol në videoklipin e një bande të njohur muzikore në Moskë.

 

?????? ??????? ? ???? ???????? ?????: ??? ?????? ?????, ??? ???? ??????!

A photo posted by Boris Bork (@borisbork) on

Por jo gjithçka është ashtu siç duket në rrjete sociale. Pikërisht kjo u vërtetua nga dy djem, të cilët e krijuan një personazh si Boris nga imagjinata e tyre, për të provuar që nuk duhen shumë para për të krijuar një sensacion në internet. Konsulenti i marketingut, Roman Zaripov, 23-vjeç, tregoi se kjo ide i kishte lindur bashkë me mikun e tij bloger, pasi lexuan një artikull ku thuhej që për të qenë një yll në mediat sociale, duhet të shpenzoje shifra me ‘gjashtë ose shtatë zero’.

Të bindur se mund ta realizonin diçka të tillë për shumë më pak para, dy shokët kërkuan në VKontakte, (llogari Facebook-u që përdoret mes shtetasve rusë), për një ‘gjysh’ që dukej si milioner. Aty gjetën Boris Kudryashov, një pensionist i gatshëm të ndiqte lojën e tyre. Ata shpenzuan javë të tëra duke shkrepur fotografi, ku z. Kudryashov, që jeton me qera në një shtëpi modeste për 195 dollarë në muaj, do të kthehej në ‘miliarderin Boris Bork’.

Zaripov pohoi i shtangur: ‘sa e lehtë është të mashtrosh njerëzit dhe askush nuk përpiqet t'i konfirmojë informacionet’. Kur fama e Boris nisi të rritet, po ashtu numri i ndjekësve, nisën të vërshojnë edhe ofertat e punës. “Jam ende i shokuar se si me vetëm 800 dollarë për dy muaj, mund të bësh dhjetëra mijëra të rritur të besojnë tek një njeri që nuk ekziston,” u shpreh njëri nga djemtë që ndërmori këtë iniciativë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb