Metropolitan

Ndërsa ai thjesht përgjigjet...

Si ka mundësi që ne bejme "zhurmën" më të madhe rreth meshkujve. Ai thjesht cohet në mëngjes, lan fytyrën e dhëmbët, vesh një bluzë që e ka veshur edhe përpara 3 ditësh, një palë xhinse që as numrin e as markën s'ia di. Rregullon flokët dhe del! Ndërsa ne cohemi, fillojmë shajmë veten se sa keq dukemi pa grim, të sapo zgjuara, vrapojmë në banjo, humbemi në kremëra e tharëse flokësh, e piastra e tualetra... pastaj ndërrojme disa veshje e kujdesemi të mos ta kemi përsëritur të njejtën veshje javën e fundit. I shohim kombinimet në dritë natyrale për t'u siguruar që jemi ok. Pastaj kontrollohemi në ashensor. Pastaj tek pasqyra e makinës e pastaj tek xhami i vitrinës së ndërtesës ku kemi zyreën/shkollën.

Ndërsa ai... thjesht del dhe ecën dhe arrin në destinacion.

Ai na shkruan "Hë mi, ku je?" dhe ne mendojmë: "Pse pyeti? Po interesohet për mua? Apo po pyet kot? Po c'ne pyeti në këtë orë? Me mua e ka apo e coi gabim? Ja shiko, vazhdon të jetë online në Whatsapp? Mos ndoshta po i shkruan të njejtën gjë dhe një tjetre? Po unë cfare ti shkruaj? Pse duhet t'i jap shpjegim ku jam? Ta lë pak mister? Kur t'i shkruaj? Të pres 10 minuta? Apo t'i shkruaj tani? Ja po i shkruaj tani! Ose më mirë, jo, po pres edhe pak që gjoja s'e kam parë ose kam qënë e zënë. Po mirë, po e lashë mister, ndoshta ai s'më pyet më. Po sikur t'i them ku jam dhe ai s'vjen këtu ku jam dhe unë ngel si e dhj..rë? Cfarë t'i them. E gjeta: "Une atij s'do i jap llogari, sepse s'ka përse ta di ku jam unë" ...Ja do i shkruaj: "Në një takim pune!"

Ndërsa ai thjesht përgjigjet: "Ok. Flasim"

Dhe ne: "Boo sa inat. Une s'jam ne takim pune. Doja ta takoja tani! Dua ta takoj tani! Po ca te bej tani, te rri kot! Po s'ka lezet t'i them tani qe mbarova takimin e punes. Duhet te pres ca. Apo t'i shkruaj? Po ku te pres? Po tani s'dua te takoj as edhe nje njeri tjeter, dua te takoj ate. Po si t'i them. Hajt mo po i them. Po i gjej nje arsye: "Une mbaroj shpejt. Ti kishe gje?"

Dhe ai thote thjesht: "Thashe mos ishe ketu afer. Po s'ka gje, vazhdo! Mos nxito, pa merak"

Dhe ne: "Po per cfare me donte? Ta pyes cfare ka? E mori malli per mua? Do kafe me mua? Apo ka ndonje pune? Po nese e pyes prape, i bie qe s'jam ne takim pune, se po shperqendrohem pak si shume...T'i shkruaj, apo ta le. Duhet te mos i shkruaj, se une jam ne takim pune. Une jam "busy" per momentin. Ok s'po i shkruaj. Ah sa idiote jam. Ta kisha pire nje kafe. Une po vdisja ta takoja. Tani e humba rastin. Varja, atij kushedi cfare i del dhe s'e takoj do t me vone. Po si s'u bera njehere njeri. Si s'thashe tamam ate qe kam ne mendje. Tani, rri ha m..t ne kete "Takim pune"...Varja, po i shkruaj: "Jam ne nje takim te merzitshem qe mbaron shume shpejt. Dua te mbaroj shpejt se mezi po e shtyj. Sa te mbaroj te them."...Prit pak! Te mos dukem si e paduruar. FSHIJE! Edhe njehere: "Jo, nuk po nxitoj, por eshte takim formal dhe mbaroj per pune 10 minutash."

Dhe ai pergjigjet thjesht: "Ok"

Dhe ne: "Ok qe do te thote se do te me prese? Sa mire, do e takoj! Ja te pres dhe 10 minuta tani. Apo te pres 15 se s'ka kuptim qe gjoja une mbarova fiks pas 10 minutash. E mire, ja po futem tek ky dyqani ketu te shtyj kohen. Uuu sa varese e bukur. Me shkon kjo me ate fustanin bojeqiell? Mos ma tregon qafen e shkurter? Jo jo, kjo tjetra qenka me e bukur. Kaluan 10 minuta. Vetem 8. Po pres edhe 10 te tjera. Takimet nuk mbarojne fiks ne Shqiperi. Ja te futem edhe ketu tek ky i kepuceve. Uuu sa te bukura keto cizmet. T'i provoj pak te lutem. 37. T'i provoj edhe keto te tjerat! Faleminderit. Sa me shkojne! Kurse keto ma tregokan kemben e madhe. Hmm, s'me pelqejne. Ua paskan kaluar 15 minuta. T'i shkruaj: "Une mbarova, je verdalle?"

Dhe ai shkruan thjesht: "Jam tek kafja "X". Hajde"

Dhe ne: " Ok, te rregulloj pak grimin. Si i kam floket? Po ku t'i shoh. Ja te provoj gjoja kete fustanin e te futem tek dhoma e zhveshjes. Mos! Kam harruar krempudren. Me ka dale dhe kjo pucrra. Aa do vras veten! E tmerrshme! Keto floket si kashte. Ma shpifi ky shiu. Po tani! Tmerr dukem! Si t'ja bej! Ja t'i lidh me mire. Po tani? Ok, s'dukem keq. Hajt mo! Po dhe ai, te me merrte nje dite perpara, isha veshur pak ndryshe. Sot s'isha veshur per te takuar ate."

Dhe nxitojme per tek vendi. Ai thjesht rri ulur me xhinset dhe bluzen dhe floket dhe fytyren pa grim dhe mjekren e lehte qe ka filluar t'i shtrohet si hije pasditeje dhe me ate buzeqeshjen dhe me parfumin e hedhur qe ne mengjes dhe me ate kafen qe e merr njesoj cdo dite dhe me sheqerin qe e hedh ne kafe pa menduar: "Bobo sheqer!"...

E takojme.

Ai pyet thjesht: "Si shkoi takimi"

Ne me mendje: "He behu interesante tani. Bej sikur je ende e perqendruar tek takimi i punes dhe sikur s'je e gezuar qe je aty" ------" Mire shkoi, ja me duhet te bej gati nje propozim per nje klient. Hajt mo muhabete pune. Me fal qe u vonova pak, por te me kuptosh, mezi shkeputem."
Dhe ai buzeqesh thjesht: "Pa merak. Vetem se mua me duhet te kthehem ne zyre per 20 minuta. Po s'ka gje, per nje kafe kemi kohe"

Kaq. thjesht! Mund ta takonim edhe gjysem ore me pare e te kishim kohen e mjaftueshme per te ndenjur. Mund te kishim qene thjesht te sinqerta.

Poooor nese do ishim te sinqerta, ai do te mendonte qe ne po vdesim ta takojme. Qe ne s'kemi asnje jete pervecse presim nje telefonate prej tij. Qe naten perpara se te fleme, kemi udhetuar bashke me pushime ne Barcelone, kemi ngrene darke ne plazh duke pare henen, kemi kercyer muzike latine duke ndjere flladin ne fustanin e mendafshte, kemi qene te artikuluara deri ne maksimum duke i rrefyer per jeten tone dhe per ate cfare ndjenim....Eh...keto jane te verteta por ne s'mund t'i themi...E tmerrshme! Iken edhe 20 minutat me keto mendime.... Ai thjesht duhet te largohet tani se ka pune. Ne do te vazhdojme te lidhim nyje te tjera pasigurirash e te komplikojme zgjidhjen...

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4