News

Tenton të vrasë veten pranë stadiumit 'Qemal Stafa': Ja historia e djalit nga Vlora

Tenton të vrasë veten pranë stadiumit 'Qemal Stafa': Ja

Erjon Selimaj, djali i cili po tenton të vrasë veten duke u hedhur nga vinçi në stadiumin “Qemal Stafa”, ka treguar më herët në televizion jetën e tij të vështirë. Ai ka qenë pjesë e emisionit “Njerëz në Fokus” ku ka rrëfyer sesi është rritur pa prindër dhe me çfarë i është dashur të përballet.

Pas përfundimit së gjimnazit, 25-vjeçari është arrestuar tre herë dhe ka kryer disa muaj burg.

“Prindërit e mi s’janë kujtuar asnjëherë për mua. Para dy viteve, kam shkuar për ta takuar babanë. E pashë në çfarë gjendje ishte. U mundova ta ndihmoj, t’i rregulloja shtëpinë dhe t’i lidhja pensionin. Por, pas kësaj, shkova sërish në burg. Në këto momente ai është duke vdekur. Kam folur me mamanë, por nuk interesohet për mua. Ajo jeton në Itali dhe ka krijuar një familje tjetër. Kam kërkuar ndihmë tek prefektja, shërbimi social dhe në Bashki.”-ka treguar në një intervistë për "News 24" në prill të vitit 2016.

Ndërkohë gazetarja Ola Brukaj tregoi në lidhje direkte ditën e sotme se Erjoni i kishte shprehur më parë se do tentonte të vriste veten.

Nga kontaktet e herëpashershme  me të, kam kuptuar që Erjoni si një rast problematik nuk i ka pranuar zgjidhjet që i janë dhënë pas paraqitjes në emisionin ‘Njerëz në Fokus’. Ai gjithashtu pati një debat me kryetarin e Bashkisë së Vlorës. Sipas këtij të fundit, Erjoni duhej të vlerësohej nga një komision multidisiplinar”, tha ajo.

Në një tjetër lidhje direkte për “News 24”, aktivisti Klodi shprehur se në të vërtetë Erjoni nuk është ndihmuar. Ai është nxjerrë me dhunë nga konvikti i Vlorës dhe nuk i është ofruar asnjë ndihmë konkrete për ta nxjerrë nga gjendja e tij.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb