Health

Dhimbjet e mesit: Rreziqet dhe disa këshilla si të shpëtoni prej tyre

Dhimbjet e mesit: Rreziqet dhe disa këshilla si të shpëtoni prej

Zhvillimi teknologjik, orët e zgjatura të punës si dhe mungesa e vazhdueshme e aktivitetit fizik janë shktaktarët kryesorë të dhimbjeve të mesit. Sipas Juliana Balla, fizioterapiste, këto lloj dhimbjesh janë ato që neglizhohen në rastet më të shpeshta, por që shpeshherë mund të jenë shumë serioze.

“Mund të shkaktojnë vështirësi në lëvizje duke ulur kështu produktivitetin në vendin e punës. Rastet ekstreme mund të çojnë deri në paralizë, por një gjë e tillë ndodh rrallë”, shprehet Balla duke na listuar dhe disa nga elementët që duhet të kemi parasysh gjatë aktivitetit të përditshëm për të shmangur këto lloj dhimbjesh.

1. Qëndrimi ulur
Mbi të gjitha ndaloni menjëherë uljen jo korrekte në karrige gjatë punës. Ky pozicion i orienton artikolacionet, disqet vertebrale kundrejt një presioni jo fiziologjik i cili shkakton më pas dhimbje mesi. Mësoni të qëndroni me një posturë korrekte dhe ta mbani atë gjatë gjithë ditës.

2. Mjaft ju shmangët aktivitetit fizik
Fillimi mund të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm , por aktiviteti fizik për shpinën tuaj është provuar të ketë shumë përfitime të shumta . Ju ndihmon për të qenë në formë, lubrifikon artikulacionet  duke përmirësuar në kohë të shkurtër dhimbjet.

3. Nuk ekzistojnë medikamente që bëjnë mrekulli
Mjaft kërkuat për një rrugë të shkurtër dhe jepini fund kërkimit të një medikamenti që bën mrekulli. Shume publicitet qarkullon mbi krevatet që ju kthejnë me kokë poshtë duke ju lënë me orë në atë pozicion ose pajisje kompiuterike që premtojnë zjidhjen e menjëhershme të problemit. Por kërkimet shkencore dëshmojnë një efektivitet zero .

4. Mos ngrini pesha të rënda
Ky është një nga shkaktarët kryesorë në shfaqjen e problemeve me mesin. Nëse puna juaj lidhet drejtpërdrejt me këtë aktivitet, kërkojini punëdhënësit tuaj një ndihmë për ta evituar drejtpërdrejt punën.

5. Përkuljet e përsëritura
Përdorimi i smartphoneve dhe kompjuterit duke e bërë pjesë të përditshmërisë tonë për shumë orë shkakton dhimbje të qafës ose mesit.

6. Trajtimet pasive
Nuk mjaftojnë vetm terapi si akulli ose të ngrohtat, ultratingulli për ta zgjidhur problemin. Duhet aplikuar një sërë teknikash si: Korrigjimi i posturës nga një terapist, aplikimi i aktivitetit fizik . Një vizitë tek fizioterapisti mund t’ju udhëzojë cila është rruga më e përshtatshme për ju.

7. Mjaft pritët që dhimbja të zhduket.
Nëse dhimbja është prezente për më shumë se një ose dy javë konsultohu me një fizioterapist. Sa më shpejt ndërhyni, aq më të mëdha janë edhe shanset për t’u përmirësuar dhe për t’u ndjerë mirë e për t’ju rikthyer aktivitetit të mëparshëm.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb