Metropolitan

Desara, historia e të cilës na përloti, kthehet në frymëzim për të gjithë!

Desara, historia e të cilës na përloti, kthehet në

Desara Ustia, maturante nga Kuçova, përloti ndjekësit e “Të Dielës Shqiptare” me historinë e saj. Edhe pse jeton në mes të një varfërie ekstreme, Dasara vetëm 18-vjeç, ka kuptuar që nuk mund të lejojë pamundësitë ekonomike të mposhtin ëndrrat e saj për një jetë më të mirë.

Duket se i gjithi besimi i saj u shpërblye kur Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me moderatorin Ardit Gjebrea i kanë akorduar asaj Bursën Pashko.

Dasara u prezantua për të parën herë në puntatën e dy javëve më parë, kur tregoi kushtet në të cilat jetonte. Motra e saj kishte humbur jetën nga i ftohti disa vite më parë, ndërsa vetë Desara flinte nën një çati prej plasmasi. “Historia ime familjare më ka bërë të jem kaq e apasionuar pas librave.”-tregoi vajza.

Pas prezantimit të Desarës, të shumtë ishin ata që u sensibilizuan lidhur me historinë e saj, por kontributi i UET i siguroi Desarës të drejtën e plotë të studimit, plus 25.000 mijë lekë për shpenzimet e jetesës në Tiranë .

Në një moment plot emocione, dekania e Studentëve të UET-së, Anisa Subashi, i dorëzoi bursën gjatë emisionit "E diela Shiptare" në Tv Klan. Një moment ky që shërben jo vetëm si shembull i humanizmit, por edhe dëshmi e asaj që
vetë Desara na mësoi: “Shumë njerëz më thonë se jam shumë utopike për të ardhmen time, por mendoj që fati është në dorën e gjithsecilit dhe jemi ne që e drejtojmë”.

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠