
Ju përgjojnë telefonin? Ja si ta zbuloni dhe të ruheni!
Ka disa shenja që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse në telefonin tuaj është instaluar një program përgjues dhe që ju po përgjoheni, regjistroheni apo monitoroheni. Shpesh ato mezi dallohen, por më poshtë do të lexoni disa që do t'ju bëjnë të kuptoni më lehtë se po përgjoheni. Ja cilat janë ato sipas 'Quora'-s:
1- “Sjellja” e çuditshme e telefonit- Nëse telefoni juaj ndizet papritur, kur nuk është në përdorim, bën sinjale apo mbyllet vetë pa e komanduar ju dhe nëse këto “sjellje” janë të shpeshta, mund të jenë sinjale se telefoni juaj po përgjohet.
2- Bateria e celularit është “e lodhur” - Disa programe përgjimi mund ta konsumojnë shumë baterinë tuaj. Shikoni për ndonjë ndryshim të papritur në jetën e baterisë së celularit dhe nëse e shihni të nevojshme ta karikoni më shpesh. Me kalimin e kohës, bateria e telefonit tuaj celular nuk do të ketë të njëjtin kapacitet, pra ju duhet të vini re me kujdes nëse telefoni juaj ka ndryshim drastik që të dyshoni se ju po përgjohet.
3- Telefoni mbyllet vetë– A ju mbyllet shpesh telefoni vetiu? A e bën këtë edhe kur bateria është e ngarkuar? Disa përgjime dihet që e shkaktojnë një gjë të tillë.
4- Zhurma në sfond – Mos u bëni paranojak pasi zhurma në sfond bëhet nga linja e keqe. Nëse një gjë e tillë ndodh shpesh, atëherë kjo është një shenjë përgjimi. Disa programe përgjimi mund të shkaktojnë zhurmë në sfond pasi ata hyjnë në telefonin tuaj dhe tjetri dëgjohet sikur është në një konferencë.
5- Vijnë mesazhe të çuditshme- A merrni shpesh mesazhe me tekst të çuditshëm që përmbajnë numra të rastit, simbole apo gërma? Disa programe përgjimi dërgojnë mesazhe me tekst me kode sekrete në telefonin tuaj. Nëse kjo ndodh rregullisht, ju po përgjoheni.
6- Rritja e përdorimit të dhënave- A keni vënë re një rritje në përdorimin normal të dhënave tuaja? Disa prej programeve përgjuese më pak të besueshme përdorin të dhëna shtesë të marra nga telefoni juaj. Prandaj ju duhet të shikoni për ndonjë rritje të pashpjegueshme në përdorimin mujor të të dhënave tuaja. Ka disa programe që përdorin të dhënat tuaja, për këtë ju duhet të shikoni: 'My Data Manager - Android nga Google Play dhe Data Usage - për iPhone që blihen nga dyqanet Apple'. Duhet të dini që me programet e fundit të përgjimit përdorimi i të dhënave është reduktuar ndjeshëm dhe është gati e pamundur të dallohen.

Mos humbisni edhe





