Çfarë po ndodh rreth nesh

Jodie Foster martohet me të dashurën Alexandra Hedison

25 Prill 2014

Jodie Foster martohet me të dashurën Alexandra Hedison

Aktorja, fituese e çmimit Oscar dhe Hedison shoqëroheshin që prej tetorit të vitit të shkuar, por e mbanin lidhjen e tyre sekret. Shfaqja e tyre e parë në publik, ishte në të njejtin muaj në një event në Beverly Hills.

Foster ka 2 fëmijë nga një marrëdhënie me Cydney Bernard, ndërsa Hedison është shoqëruar me komedianen Ellen Degeneres për 3 vjet.

Foster deklaroi që ishte lezbike me një fjalim shumë prekës, gjatë ndarjes së çmimeve Golden Globes.

“Unë i jam deklaruar para 1000 miqve e familjes. Tani më thonë se nga një i famshëm priten të gjitha detajet e jetës personale.” Në fjalim ajo përmendi edhe Bernard, partneren prej një dekade, të cilën e quajti “motër shpirti përjetë”.

http://www.usmagazine.com/celebrity-news/news/jodie-foster-marries-girlfriend-alexandra-hedison-secret-wedding-2014234