Lifestyle

Ky çift të rinjsh po përjeton historinë e librit/filmit që ju ka bërë të qani!

Katie dhe Dalton Prager, 26 dhe 25 vjeç, janë një çift i martuar. Të dy ata janë prekur nga fibroza cistike, të dy kanë bërë transplant të mushkërive vitin e kaluar dhe historia e tyre, po krahasohet me atë të librit/filmit “Faji në yjet tanë” (“The Fault In Our Stars”).

Pasi luftuan me kompanitë e sigurimeve shëndetësore për transplantet, Katie dhe Dalton planifikuan të shëtisnin ën çdo shtet dhe të shkruanin një libër për historinë e tyre të jashtëzakonshme të dashurisë.

Por, vetëm një javë më parë, Katie është vënë në regjim shtrati pasi rezultoi se transplanti nuk ka dalë me sukses dhe doktorët thanë se nuk munden të bëjnë më asgjë për të. Për më tepër, ajo nuk mundet të jetë pranë partnerit të saj, i cili ndodhet në spital pasi iu zhvilluan limfoma si pasojë e transplantit. Ai gjithashtu po lufton me pneumoninë dhe një tjetër virus.

“I thashtë Dalton-it që më mirë të jem e lumtur, vërtet e lumtur për 5 vite dhe të vdes më shpejt,, sesa të jem e lumtur në mënyrë mediokre dhe të jetoj për 20 vite.”-është shprehur Katie. Nëse Dalton nxirret nga spitali javën e ardhshme, ka shpresa se ai mund ta përballojë udhëtimin një orë me makinë deri në shtëpinë e bashkëshortes së tij, në mënyrë që ata të ribashkohen.

“Nëse do të mund të kalojmë vetëm një ditë dhe një natë së bashku, do të jemi të lumtur me kaq.”-ka thënë ajo. 

Burimi Cosmopolitan

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb