
Apple prezantoi zyrtarisht modelin e ri të smartphone-it që ndryshoi historinë. iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus janë ‘i Phone më i mirë që kemi krijuar ndonjëherë.’. siç e përsëriti disa herë Phil Schiller, zëvendëspresidenti i marketingut të Apple. iPhone 7 është i papërshkueshëm nga uji dhe jo vetëm; një telefon kundër pluhurit.
Një ndryshim shumë të madh do të ketë edhe në kujtesën e pajisjes; jo më 16 GB, 32 GB dhe 64 GB; tani do të ketë vetëm versione me memorie 32 GB, 128 GB dhe ai me hapësirë më të madhe, 256 GB, si asnjëherë më parë.
Siç u paralajmërua, iPhone-i i ri nuk do të ketë një portë hyrëse për kufjet; do të funksionojë vetëm me kufje wireless (pa tela).
Ndërkaq, kamera do të jetë ‘absolutisht më e qarta, më e përsosura që Apple ka krijuar deri tani.’ 12 Megapixel, 50% më shumë dritë, dhe një flash që ndriçon sa një dritë e plotë e ndezur. Përmirësim të dukshëm ka kamera e përparme; tani do të mund të shkrepni selfie me një cilësi shumë më të lartë, nga 5 në 7 Megapikselë.
Ndërsa iPhone 7 Plus është ‘histori më vete’. Jo një, por dy kamera për të rritur qartësinë e fotove edhe kur e afroni pamjen 10 herë. Një kënd më i gjerë përmes dy kamerave; këto do të jenë fotot më të mrekullueshme që do të bëni me një iPhone.
Dizajni është i shkëlqyer, shprehimisht i shkëlqyer. iPhone 7 do të vijë në dy versione të së zezës: e zezë alumini me një shkëlqim prej pasqyre, dhe e zezë mat që Apple e ka quajtur thjesht ‘e zezë’. Të tjera ngjyra do të jenë e artë, rozë e artë, gri.
iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të mund të porositen paraprakisht prej 9 shtatorit, ndërsa zyrtarisht hidhet në treg më 16 shtator.