Fashion & Beauty

Fustani ikonë i Beyonce-s: I verdhë, i fuqishëm dhe aspak rastësi!

E patë videoklipin e ri të Beyonce-s? Ndoshta më kot pyesim, me siguri e keni parë. Përpos skenave fantastike, ku Beyonce midis të qënit 'xheloze' dhe 'e çmendur', vendos të jetë 'e çmendur' dhe të shkatërrojë të gjithë qytetin, ai që bie në sy është padyshim fustani i saj ngjyrë mustarde. Në fakt ai është bërë simboli i të gjithë albumit “Lemonade”, njëkohësisht marka e tij. Prandaj dhe përzgjedhja e tij nuk mund të ishte e rastësishme. Stilistja B. Akerlund, njëherësh autorja që ka veshur të gjithë personazhet në videon “Hold Up”, tregon në një intervistë për “Hollywood Reporter” për eksperiencën në realizimin e klipit.
 
Çfarë ju frymëzoi për realizimin e veshjes?
Ishte bashkëshorti im (regjisori i videos) që insistoi për një fustan të verdhë. E kishte këtë ide që në fillimet e xhirimeve. Më thoshte gjithë kohën: “Fustan të verdhë, fustan të verdhë, fustan të verdhë!”. Kështu që unë u detyrova të merrja në konsideratë çdo fustan të mundshëm të verdhë që ekziston!
 
Sa kohë u desh deri në realizimin e klipit?
 
Për projektin më dhanë më pak se një javë. Kisha dy mundësi: fustanin e verdhë dhe një palë rrobabanjo. Duke qenë se duhej të vishja dhe të tjerët që ishin të pranishëm në video, le të themi që m’u desh të merrja me vete një kamion. Megjithatë, kur ke dy veshje të preferuara, të tjerat duken shumë të lehta.
 
Si e vendosët pikërisht fustanin e verdhë?
 
Në fakt, kishim në plan të përdornim një tjetër fustan, por kur pamë fustanin Cavalli që vinte direkt nga pasarela, nuk patëm asnjë dyshim! Aty m’u krijua para syve i gjithë vizioni i videoklipit.
 
Çfarë e bën këtë fustan kaq të pëlqyeshëm?

Gjithçka: është i derdhur, transparent dhe duket sexy. Mendoj se fustani është ai e bën videon të paharrueshme dhe ikonë. E verdha është një ngjyrë që flet, tregon siguri dhe vendosmëri.
 
Ju përmendët më parë që kërkuat çdo fustan të verdhë që ekzistonte. Ishin ata të së njëjtës nuancë apo ndryshonin?
 
Provuam nuanca të ndryshme, por kur tenton drejt asaj “limon”, ndodh që mund të gabosh. Prandaj vendosëm për “mustardën”, ngjyrën perfekte që nxirrte në pah pigmentin e saj të lëkurës, por në të njëjtën kohë, dukej edhe në modë.
 
Si do ta përshkruanit karakterin e personazhit të krijuar në videon “Hold Up”- sepse ashtu siç të gjithë e kemi parë, ajo ka veshur një fustan femëror ndërkohë që shkatërron gjithë qytetin me një shkop bejzbolli në dorë?
 
Meqë vetë videoja është e dhunshme, po kërkonim një pamje flirtuese, pozitive dhe sexy për të zbutur forcën e saj si grua. Doja të tregoja që mund të dukesh emotive dhe në të njëjtën kohë seksi dhe e fortë!

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4