
Nëse njihni mamanë e tij, mbretëreshën Rania (lexo këtu), mund t’i bëni vetë llogaritë. Princi Al Hussein bin Abdullah II ose i njohur ndryshe si Princi Hussein, është ylli i ri i Instagram dhe ëndrra e vajzave në të gjithë botën.
E si të mos jetë? Fillojmë me faktin që është Princ, nget motorra, bën stërvitje ushtarake, i bie kitarës dhe bën rregullisht aktivitete bamirëse. Zyrtarisht: Princi i ri i kaltër! Shfletoni galerinë për t’u njohur me 22-vjeçarin që do t’ju rrëmbejë zemrën.
Burimi: Daily Mail