
Ndërsa Lori Hoxha mban një profil të hapur prej fashionisteje, Sara dhe veçanërisht Redia Hoxha tregohen më të rezervuara.
Por jo për të treguar se janë rritur të bashkuara; Redia Hoxha publikoi një foto të fëmijërisë në Snapchat, ku duken të qeshura pranë njëra-tjetrës. Të treja me flokë të çelët dhe lëkurë gruri; një ndër ato foto që tregojnë lidhjen e pastër mes motrave.
Redia është më e vogla dhe 'e përkëdhelura' e Sarës dhe Lorit, siç treguan në urimet për ditëlindjen e saj në shkurt të këtij viti. 'E vogla ime u rrit.', shkroi Lori, 'Të dua ReiRei im.' Ndërsa Sara e shprehu kështu: 'Gëzuar ditëlindjen Hoxha më e pazakontë nga të gjithë ne. Unë të dua me të vërtetë pavarësisht se ti vesh vetëm pantallona të zeza dhe nuk u jep formë vetullave.' (shiko këtu)