News

Dasara Malltezi: një fashionista Wunderkind

Dasara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit, Sali Berisha, duket shumë klas në këtë kombinim të postuar në llogarinë e saj në Instagram, 17-vjeçarja po e krijon vetë emrin e saj, jo vetëm si autorja më e re e një guide pedagogjike që ndihmon maturantët në provimin shtetëror: "Guidë për lëndën e letërsisë", por edhe si trend-setter.

Në shfaqjet e saj publike apo në postimet në Instagram, ajo gjithmonë shihet e veshur me kombinime interesante të shumëllojshme,  duke i qëndruar besnike moshës së saj të re. 

"Faleminderit Gabrielle Coco Bonheur Chanel! Person revolucionar që solli pantallonat për të gjitha femrat. Veshja ime varet si zgjohem unë në mëngjes: nëse mendoj se dua të vishem në stilin e viteve ‘60 atë bëj, nëse dua të vishem si Karl Lagerfeld e realizoj dhe atë stil, nëse më pëlqen të dal si Axl Rose apo me bandanat e viteve ‘90 në kokë, dal dhe s’kam pikë problemi." shprehet ajo në një intervistë për suplementin Bluetooth. 

Po të bësh një vëzhgim në instagramin e Dasarës, kupton se më shumë se  një vajzë e "llastuar" nga privilegjet, ajo është një adoloshente e interesuar të mësojë dhe të informohet sa më shumë për botën rreth saj, qoftë kur luan në piano hitet më të mira të shekullit, gatuan ëmbëlsira, udhëton, dëgjon opera apo ushtron sportin e skive. 

Në një intervistë me Rudina Magjistarin në emisionin "Takimi i Pasdites", vajza e madhe e juristes Argita Malltezi pranon se ka nisur të shkruajë e të lexojë në moshën 4-vjec. Aktualisht, ajo është 17 vjec dhe studentja më e vogël në vitin e parë të Fakultetit të Ekonomisë. 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb