Anabel Dossier

Mjekët i dhanë 3 javë jetë, ajo sot është një nga më të ndjekurat në Instagram!

21 Gusht 2016

Mjekët i dhanë 3 javë jetë, ajo sot është një

Fotografi plot ngjyra, stil dhe pamje fantastike: Blogeret e famshme kanë shumë për të na mësuar përsa i përket botë së modës, mirëpo Mama Cax na jep një mësim më të vlefshëm. Ajo ka 58.9 mijë ndjekës në Instagram, por më e vlefshme se kjo, është historia e saj e jetës, të cilën Cax e ka treguar për tabloidin “Metro”.

Në moshën 14-vjeçare mjekët i dhanë asaj vetëm 3 javë jetë, pasi e diagostikuan me kancer në mushkëri dhe kocka. Megjithatë, ajo arriti t’i mbijetonte sëmundjes së tmerrshme, pavarësisht se një gjë e tillë kishte dhe një çmim për t’u paguar. Ajo humbi njërën këmbë dhe në vend të saj, tashmë mban një protezë. Ndonëse i duhen patericat për të ecur, kjo nuk e ka penguar që të bëhet një ikonë e modës për ndjekësit e saj nga e gjithë bota.

Ideja për të  nisur një blog, lindi fillimisht në vitin 2013 gjatë një udhëtimi në Azinë Juglindore. Plani ishte që të ndante me të gjithë eksperiencat e fituara gjatë udhëtimeve, të thëna nga pozicioni saj. Por e nisur si e tillë, në fakt shumë shpejt, Cax u bë muzë për firma të ndryshme veshjesh.

“Synimi im është të përfshij në botën e modës imazhin e një njeriu që ecën rrugëve me një protezë, por gjithsesi ndihet i bukur si brenda ashtu dhe jashtë! Ndihem shumë mirë kur njerëzit më thonë: ‘Bravo!’”, tregon Mama për Mirror.

Dhe në fakt ajo është! Për të gjithë ju që jeni të apasionuar të modës, por jo vetëm, mund ta ndiqni Mama Cax në profilin e saj në Instagram nën emrin “caxme”. Të gjithë kemi nevojë për pak frymëzim!