
Vetëm tre javë ka zgjatur martesa mes Kristela Gjokës dhe Agon Abdullahut dhe një gjë të tillë, e ka konfirmuar vetë aktorja e “Pa Limit” në “E diell”. “Duket qartë sa në formë jam dhe që nuk jam më me të. Në fakt kam qenë shumë e zëne se po merrem me një projekt të rëndësishëm, por tani u teprua me këto lajme aspak të hijshme,” është shprehur Gjoka për Anabel.al., duke mos dashur ende të zbulojë se cili është projekti në fjalë.
Mirëpo, ajo gjithashtu ka zgjedhur të heshtë lidhur me faktin që ish-partneri i saj, vetëm pak kohë më parë deklaroi se ajo ishte në pritje të një fëmije (lexo këtu) e madje zbuloi edhe se fëmija ishte vajzë (lexo këtu). Kristela ka zgjedhur të mos flasë për një gjë të tillë, ndërkohë që në fotot e saj të fundit të publikuara në rrjetet sociale, nuk duket asnjë shenjë nga shtatzënia e përfolur.
Bjondja e “Top Channel” dhe reperi Abdullahu, i cili njihet nga publiku me emrin Noga, lidhën kurorë më 17 qershor në një dasmë të madhe në Prishtinë. Vetëm tre javë pas dasmës, mediat e Kosovës bënë publik lajmin se çifti ishte ndarë pasi Kristela Gjoka, nuk kishte pranuar të bashkëjetonte me mamanë dhe motrën e Abdullahut.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.