Health

Pas kësaj moshe, shtatzania mund të rrezikojë jetën e fëmijës dhe tuajën

Mosha e lindjes së fëmijës së parë po shtyhet gjithmonë e më shumë. Lindja e një gruaje australiane në moshën 62-vjeçare me fertilizim in vitro, ka ngjallur debate lidhur me moshën e duhur për të lindur një fëmijë të shëndetshëm.

Sipas ekspertëve, të lindësh në një moshë më të vonë shtyn kohën e menopauzës, si edhe ul rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës, osteoporozës dhe sëmundjeve të kujtesës. E megjithatë, kjo nuk e bën lindjen pas të 30-ave domosdoshmërisht diçka të shëndetshme.

DailyMail ka përmbledhur të dhënat e ekspertëve australianë lidhur me rreziqet e vërteta që paraqet shtatzania mbi moshën 30-vjeçare.

Lindja në të 30-at

Gratë që lindin për herë të parë mbi moshën 30-vjeçare janë më të prirura ndaj presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzanisë se nën moshën 30 vjeç, dhe janë dyfish më të rrezikuara ndaj diabetit. Sipas ekspertëve, sa më e vonë të jetë lindja e një fëmije, aq më i madh është probabiliteti i vdekjes së nënës gjatë lindjes.

Lindja në të 40-at dhe 50-at

Gjithashtu edhe nënat mbi 40 dhe 50 vjeç janë 6 herë më të rrezikuara të humbin jetën në gjashtë javët e para pas lindjes, se nënat më të reja. Kjo mund të vijë si pasojë e hemorragjisë apo trombozës. Nënat mbi 40 vjeç janë dyfish më të rrezikuara për të humbur fëmijën gjatë lindjes, ndërsa mundësia që të pësojnë abort është më e madhe se mundësia për të pasur një shtatzani normale.

Nga ana tjetër, edhe fëmijët e lindur nga nënat mbi të 40-at janë më të prekshëm nga lindja e parakohshme dhe në peshë të ulët. Pesha tepër e ulët në lindje mund të përkthehet në rreziqe të tjera, që mund të përfshijnë probleme me mushkritë, obezitet dhe diabet kur të rriten.

Koha biologjike e fertilitetit

Fertiliteti tek gruaja ka një kohëzgjatje të limituar. Vezët e gruas fillojnë të krijohen që kur është në barkun e nënës, dhe depozitohen brenda vezoreve derisa të nisin menstruacionet.

Çdo muaj, një grua humb rreth 400 vezë, dhe kjo vijon derisa të gjitha të mbarojnë, duke bërë të nisë menopauza. Fillimisht, çdo femër ka 4 milion vezë. Humbja e tyre mund të përshpejtohet për shkak të faktorëve si duhani, stresi, pagjumësia, kequshqyerja, lodhja e tepërt, dhe një sërë të tjerash që e bëjnë trupin të humbasë energji për mirëmbajtjen e vezëve.

Burimi: DailyMail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb