Metropolitan

A ju trondit lakuriqësia e Eglës?

A ju trondit lakuriqësia e Eglës?

Ndoshta habiteni se si Anabel.al mund të hapet me një foto që tregon (deri në një farë mase) trupin nudo të një vajze. Për më tepër, kjo vajzë është ish-Miss Albania 2007 Egla Harxhi, e cila që kur u votua nga parakalimet me rrobabanjo, vendosi të zhdukej plotësisht nga skena e spektaklit. Por bukuroshja 22-vjeçare do t’i rikthehet vëmendjes së mediave (shqiptare dhe botërore) me një qëllim: Të rikthejë mentalitetin drejt femërores dhe natyrales, të rigjejë femrën, që së fundmi përdoret dhe vetëpërdoret si objekt seksual dhe të tregojë se bota ku ajo synon të hyjë do të hapë dyert edhe për një vajzë flokëkuqe, me lëkurë të bardhë të paprekur nga dielli dhe me pasaportë shqiptare. Shumë shpejt, nëse do t’u qëndrojë planeve dhe synimit të saj, ajo mund të jetë: Egla Harxhi “L’actrice fameuse , qui vient d’Albanie” (aktorja e famshme nga Shqipëria).

Egla hyri rastësisht në një spektakël bukurie dhe u largua shumë shpejt, duke shmangur showbizin shqiptar, për t’iu përkushtuar arkitekturës.

A ju trondit lakuriqësia e Eglës?

Pasi u diplomua me nota të shkëlqyera në Universitetin “Polis” në Tiranë dhe iu dha mundësia për të punuar në Japoni me arkitektin e njohur Kengo Kuma, ajo vendosi që të braktisë ëndrrën e saj të parë, por edhe vazhdimësinë e familjes (mamaja e saj Anila Harxhi është arkitekte) për të ndjekur shkollën e aktrimit në Paris. Një vendim aspak i çuditshëm në familjen e saj, ku babai, Ilir Harxhi, i cili për shumë vite punoi në profesionin e tij si inxhinier ndërtimi, një ditë vendosi t’i kushtohej pasionit të vjetër, filmit. Ai tashmë është duke punuar për filmin e tij të ri, ‘Shoferi’, pjesë e të cilit është edhe Egla, bashkë me një kast aktorësh të mëdhenj.



Sapo mori vendimin e madh për t’u larguar, Egla u regjistrua direkt në një prej shkollave më të fashme të aktrimit në Europë “Cours Florent”, atje ku janë trajnuar të mëdhenjtë e aktrimit dhe këngës, si : Isabelle Adjani, Audrey Tatou, Mylene Farmer apo Diane Kruger.

“Në këtë shkollë kuptova jo vetëm nivelin e aktrimit që kërkohet në kinemanë dhe teatrin e Parisit, por edhe faktin që për të hyrë në këtë botë si aktore, nuk mjafton talenti, nuk mjafton vetëm puna, por mbi të gjitha, këtu shumë rëndësi kanë njohjet.” - tregon Egla për Anabel.al

Jo vetëm në Paris, por edhe në Los Angeles dhe në vende të tjera ku industria e kinemasë është shumë e zhvilluar, vendimin për të ardhmen e një aktori të ri e ka në dorë një elitë e caktuar. Janë ata, që ndikojnë drejtpërdrejt me njohjet dhe pushtetin e tyre, në audicione për filma me buxhet të madh, në gjetjen e agjentëve të mirë etj. 


Kjo elitë e njeh njëri-tjetrin, sepse kanë studiuar në të njëjtat shkolla në Zvicër apo Los Angeles dhe zakonisht u japin dorë njerëzve që propozohen nga miq brenda këtij rrethi. Kur bëhet fjalë për të panjohur, janë shumë hermetikë.

Për tetë muajt e qëndrimit të saj në Paris, Egla e mësoi shumë shpejt të vërtetën më të madhe të botës së showbizit, ndaj tashmë po përgatitet që edhe ata të shohin talentin dhe të veçantën e saj.

“Nuk dua të bëhem franceze apo t’i përshtatem shijeve të tyre. Dua të hyj e të takoj këta njerëz me influencë kështu siç jam: Një shqiptare nga Ballkani. Fakti që jam ndryshe nga ta, besoj se mund të më bëjë edhe më interesante. Pastaj, kjo zonë e Europës është ende e paeksploruar dhe për shumë njerëz. Edhe pse jetojnë kaq afër Shqipërisë, ne mbetemi akoma në kuadrin e “ekzotikes”. 

Parisi po e mëson Eglën edhe me lirinë. Ekspozimi i saj i parë në publik ka qënë një konkurs ku në thelb kishte përzgjedhjen e një vajze të bukur, sipas parametrave të kërkuara juria. Padyshim kjo juri do të linte pas “të humbura” vajza më pak të bukura (sipas këtyre parametrave) dhe vlerësimi do të bëhej vetëm mbi paraqitjen fizike.

“Ky lloj koncepti bukurie m’u përmbys që kur hyra në shkollë të lartë. Arkitektura të mëson se bukuria është vërtetë relative dhe cdo gjë mund të marrë vlerë në rrethana dhe kohë të caktuar. Më pas në Paris, mund të them se u emancipova siç duhej, se ç’do të thoshte të ishe e bukur. Një grua e bukur është një grua e lirë. Një grua që nuk kushtëzohet nga shijet e askujt për të shprehur veten e saj, një grua e lirë për të marrë vendime në jetë, një grua që bën zgjedhje, qoftë edhe të fotografojë trupin e saj lakuriq.”



Jetojmë në një epokë ku seksualiteti na serviret bashkë me makiaton dhe vezën e skuqur që në mëngjes në instagram, ku vajza të njohura e të panjohura kërkojnë promovim e famë nëpërmjet fotove provokuese, ku: gjoksi, vithet, buzët, qëndrimi janë shumë larg sensualitetit dhe erotikës artistike dhe më afër pornografisë. Pikërisht në këtë epokë, Egla vendosi të bëjë të njëjtën gjë: të zhvishet.

“Nuk shoh asgjë të gabuar tek trupi i lakuriqtë i një femre. Por gabimi është tek mënyra sesi do ti që të shihesh. Nga Marlene Dietrich deri tek Madonna, gratë gjithmonë kanë provokuar me hiret e tyre, me foto nudo ose gjysëm nudo, por provokimet nuk kanë qënë “banale”, nuk ishin thirrje që u bëhej burrave për seks. Këto provokime tentonin të promovonin lirinë dhe rehatinë e gruas me trupin e saj, me nevojat e saj intime. Dikush mund të nxjerrë gjithë ditën në instagram gjoksin, vithet, por sa e lirë është? Kjo është pyetja! E bën për vete apo e bën nga dëshpërimi se diçka i mungon?”

Së shpejti, në Paris Egla do të jetë protagoniste e një ekspozite nga artisti Jarl Ale de Basseville, e cila sic shprehet ajo “do të trondisë botën artistike me vërtetësinë e saj.” Dhe nga kjo tronditje, njerëzit nuk do ta kenë të lehtë të harrojnë fytyrën interesante të Eglës, për më tepër elita, që do të jetë e ftuar. Ku i dihet, aty mund të hapet edhe dera e hekurt e “rrethit” për aktoren e re shqiptare drejt famës.

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.