Celebrity

Zyan Malik tregon marrëdhënien me Gigi Hadid: ‘Nuk më pëlqen më sipërfaqësorja!’

29 Korrik 2016

Zyan Malik tregon marrëdhënien me Gigi Hadid: ‘Nuk më

Zyan Malik ka folur për herë të parë hapur për marrëdhënien e tij me modelen Gigi Hadid. Çifti kanë gati 1 vit së bashku edhe pse përpara disa kohësh u përfolën për një ndarje të mundshme, ata vazhdojnë lidhjen e tyre dhe duken mëse të lumtur. Gigi Hadid tashmë është një nga modelet më të kërkuara, por për Zyan ajo nuk është vetëm një modele e bukur.

“Ajo është super inteligjente. Mendoj se kjo është arsyeja pse marrëdhënia jonë ecën kaq mirë. Më pëlqen të bëj një bisedë, ku dikush mund të flasë përtej diskutimeve mbi flokët dhe grimin që ka vënë, mund të flasë edhe për diçka politike apo për botën në përgjithësi. Nuk më pëlqen më sipërfaqësorja, më pëlqen influenca e femrave të zgjuara dhe të forta, ato mund të bëjnë gjithçka vetë. Kam shumë respekt për to.

Burimi: Daily Mail