Sot do të shkoj herë në zyrë t’I paraprijë punëve, sepse këto kohë, ju siguroj se s’mbaj mend asgjë se ç’më ka kaluar nëpër duar. Asaj vazhdon të më dërgojë sms, por unë as kam ngenë t’ia ngre celularin tim që këndon çdo dy sekonda…La la la …Prit! Kjo është zile! Uh, zilja e alarmit…Për pak më ngriu zemra, thashë se u kujtua njeri për mua. Tualentin e lashë për ta bërë në zyrë. Në ashensorin e punës, aroma e kafes dhe e parfumeve të hedhur me grushta, m’I ngre qimet e kokës përpjetë. Bari, ky vend aq I dashur për mua që nga dita që njoha Këpucën, gëlonte nga gra dhe vajza të të gjitha formae dhe moshave. Tre burra ishin gjithsej: Dhëndri I ish-Ministrit të Bujqësisë, pronari 60 vjeç dhe nipi I pronarit. Ky I fundit, një copy-paste I Blendi Fevziut në rininë e tij, kishte një sukses të paparë. Kaq e madhe është dëshira për djem të larë e të rregullt në Tiranë, saqë ky tipi edhe pse jo shumë I gjatë, me një fytyrë normale dhe asnjë tipar të veçantë, mund të ndante nga burrat pothuajse të gjithë gratë e kooperativës. Më fal, se I ofendova: Gratë e fabrikës së këpucëve. Po fus edhe veten time këtu.
Zgjimi me orar, dalja për kafen e drekës me orar në turmë, kthimi nga kafeja në turmë, dalja nga puna në turmë. Vetëm gongu na mungon dhe brigadieri. Por brigadierin e kemi: Ja është nipi I pronarit. Ai as vetë nuk e di se ç’punë bën, por ç’më duhet mua! Marr kapuçinon time me kafe dhe pa shllak (s’jam në humor për shllak sot) dhe ngjitem në zyrë, tek tavolina ime. Sepse edhe unë, si gjithë të tjerët e kësaj fabrike, kam një tavolinë timen. Përndryshe, me çfarë do të mburrej mamaja ime? Nuk quhet që ke profesion nëse nuk ke një Zyre dhe një Tavoline. Le të punosh në banjot publike, mjaft që të kesh një tavolinë dhe një karrige dhe të respesktojnë të gjithë: “Kërkoni t’ju vendosim letra tualeti? Urdhëroni, uluni këtu në zyrën time, ta bisedojmë!” Ose, ai qejfi kur u thua komshinjve, duke parë orën: “Mirë pra, tani më duhet të iki se u bëra vonë për zyrë!”
Dhe si pa u ndjerë, erdhi ora 12:00. Orari, kur të gjithë sulen tek kuzhina për të ngrënë drekën në këmbë e më pas për ta mbyllur për herë të dytë, me kafen e shumëpritur. Zilen e dërguar nga Këpuca e kapa që në tingullin e parë:
- Uau, Aline, të kapa me telefon në dorë! Zbrit tek bari, se po të pres!
- S’më ka filluar orari I pushimit akoma.
- Po dil o jetë, unë jam klienti harrove?
Fakti që unë mbuloja klientët e tij dhe që komunikimin e kisha direkt me të për të gjitha kontratat që lidhnim, më jepte liridalje. Ja pra, pse gjithmonë duhet t’I takosh klientët dhe të mos mbetesh vetëm me biseda nëpërmjet telefonit. Zemra më rreh fort dhe shpejt. Më duket sikur do të vdes. Biseda tek bari po më duket shumë e rrezikshme, jo për faktin që vështrimet e të gjitha femrave do të më shfaqen si thikë kasapi në brinjë, shpinë e fytyrë, por sepse do të më duhet të aktroj dhe unë nuk kam pikën e dëshirës sot. Pas natës së tmerrshme pa ëndrra dhe me mankthe telefonash, do të doja të isha larg vëmendjes së gjithkujt.
Këpuca po më priste në këmbë. Hap krahët dhe më përqafon duke më drejtuar në tavolinën e vetme të lirë.
- Telefonova më parë menaxherin që të na mbante tavolinën e cepit. O Zot, ai është kaq I kujdesshëm! Më mori malli. Filloi të më llastonte pa dhënë akoma porosinë. Si u zgjove ti jetë? Unë buzëqesh, të paktën këtë gjë e bëj mirë. Buzëqeshjen e kam si stampë presidenciale dhe më nxjerr gjithmonë nga situatat.
- Mirë, me ëndrra plot. Si shkoi darka?
- Më duhej të shkoja patjetër. Duhet të mësohesh me mua Aline! Profesioni I ka këto. Nuk e di nëse ty do të të pëlqente të vije në darka të tilla, por ki parasysh që edhe nëse shkojmë me gratë, ne burrat ulemi veç.
- Çfarë tha!? Me gratë m’u duk se tha!? Me G-R-A-T-E! Pa prit njëherë, mos fol, mbaje për vete Aline! S’kam asnje problem, mund të bëj shoqëri me këdo, mjafton të jem pranë teje.
Fillova të mendoja veten në tavolina të rrumbullakëta, ku gra milionerësh shqiptarë, me gishta të shkurtër e të shëndoshë e thonj falso të lyer me të zezë, komentonin për varavingot sa në Milano e New York. Ufff, jetë e vështirë.
- Çfarë ke?
Padashje kisha psherëtirë me zë. - Asgjë zemër, bëmë mirë që u takuam. Mbeta pak keq dje me thënë të drejtën, se s’më bëre asnjë koment tek fotot.
Këpuca I bie gjurit me shuplakë
- Ke të drejtë, më doli fare nga mendja. Por nuk e prisja të më dërgoje foto me të vërtetë, më dukesh vajzë e përmbajtur ti. E la veten që ta tradhëtonte seriozitetin me një buzëqeshje të lehtë dhe më shkeli syrin. “Nëse nuk do të më pëlqenin fotot si mendon ti, a do të fluturoja tek ty Aline?
- Ke të drejtë, por unë po prisja një koment. Më duhet një motivim për të dërguar fotot e tjera.
- Do të të shoh se si I bën fotot sot në darkë. Dua të jem edhe unë aty prezent kur ti I bën fotot dhe e bën atë fytyrën ashtu seksi, edhe pse fytyra nuk të del në foto. Pa bëje njëherë fytyrën ashtu si patë e vogël, hë se të shkon ty. Mënyra se si ai më ngacmonte, s’më bezdiste. Kishte afrimitet.
- Nuk e di a kam mundësi sot në darkë” I them duke pulitur sytë e duke ulur kokën si mace.
- Pse, do të dalësh me Asaj? Më duket se e pashë dje në restorantin që isha unë. Fliste në telefon non-stop. Më kishte dërguar dhe friend request.
Mezi mbajta të qeshurën. Asaj I kishte nisur Friend Request edhe Dalai Lama-s, që të rikuperonte vitet e humbura, që kur Zuckenberg shpiku Facebook-un.
- Më tha, më tha që të kishte parë dhe më konfirmoi që ishit vetëm meshkuj.
- Ashtu ëëë. Spiunazhi funksionoka me orar të plotë me ty, më bëhet qejfi.
- Ç’të bëj, I kam të lëvizshëm miqtë. Nuk I sheh vetëm online, por ndonjë ditë do t’I shohësh tek ballkoni, duke të të larë xhamat.
- Me Vadikun ke folur? Ftoje për darkë, dalim të tre.
- Ide shumë e mirë, të falenderoj.
Pllaquritemi në sy të të gjithëve dhe unë ngjitem përsëri në zyrë me gotën e kartonit pothuajse plot me kapuçinon time. S’më la njeri ta mbaroja. Vadiku nuk bëri asnjë koment, se sigurisht po mendonte se çfarë do të vishte, çfarë do të hante. Çfarë të hante ishte më e rëndësishme. Duhej të porosiste ndonjë pjatë të cilën nuk e kishte nxjerrë ende në Instagram.
- Atëherë në tetë do të të marr në telefon…ok?
- Po mi po, në tetë, por do të flasim përsëri deri atëherë. Unë kam lënë një kafe me Lolën nga ora 5, do të na bashkangjitesh edhe ti apo s’ke kohë se të duhen 47 orë për t’u bërë gati?
- Do vi se s’bën. Më lër të mbyll disa punë që kam e të dal në orar.
Nxitova me sa pata mundësi që të bëja çdo gjë në kohë. Është pak e vështirë të mbash dhe punë me përgjegjësi dhe shoqëri të zgjeruar dhe të dashur.
Fillova të shkruaja me të shpejt raportet për t’I dorëzuar përpara përfundimit të orarit zyrtar. Me cep të syrit shihja lëvizjet e koleges përballë: Ajo nxorri limën, shtriu këmbët poshtë tavolinës…Ishte pozicioni fatal!
“Simpatik ai djali” Me thotë dhe ndërkohë fut limën në një nga sirtaret e nis të kërkojë me zhurmë diçka në çantën Louis Vuitton
“ Është shumë I mirë” I përgjigjem pa hequr sytë nga dokumenti në kompjuter.
“ E njoh unë atë.” Kolegia u afrua dhe po qëndronte mbi kokën time e shihte se ç’shtypja në kompjuter.
“Dhe unë e njoh” I them. “Që në 8-vjeçare. Di gjithë historitë e tij, pa merak.”
Kolegia mbeti si guak. Tentativa e saj për të më prishur pasditen I mbeti në ajër. U rrotullua mbi takat e larta.
“Dukesh mirë nga pas” E ngacmoj
“Eee dal përditë nga liqeni.” Ma kthen ajo, duke I hedhur një sy të pasmeve të saj e pastaj mua
“E kisha fjalën që më pëlqen kur të shoh nga pas që largohesh, më shumë sesa kur vjen.”
Qeshi me zë të lartë, duke valvitur flokët e errët sa në një anë në tjetrën. Fika monitorin e kompjuterit dhe planifikova që në 10 minuta të isha tek bari, ku do të më priste Vadiku. Vetëm kur u ula dhe kamarieri m’u afrua për të më marrë porosinë, kuptova se unë nuk do të kisha kohë fare për të vajtur në shtëpi dhe që Lola do të duhej të ishte pjesë e darkës sonë. Do ta kisha shumë të vështirë t’I bëja dalje. Gjithashtu, kuptova se do të kaloja një natë tjetër pa Këpucën. E si mund të shkoja nga ai, pa u ndërruar gjithë ditën?
Lola u duk në sfond, me atë përkundjen e saj të vitheve dhe gjoksin sensual që la pa mend të gjithë kalimtarët në një rreze prej 1 kilometër. U shfaq në derën e barit me një copë byreku sa çanta ime e dorës dhe një shishe dhallë gati të përfunduar. Thërrime petësh I dekoronin dekoltenë.
Vadikut I ndryshoi çehrja e fytyrës!
“ Le nam, ku shkon me byrek?”
“Pse ti që ha fara gjithë ditën dhe I pëëështyn gjithandej?” iu hakërrua Lola në përtypje e sipër.
“Unë fara?! Moj ti je e çmendur, s’I ke hormone mirë më duket. Dhe nëse unë kam ngrënë fara, ta siguroj që askush s’ka parë. Fundja, unë farat I ha në një mënyrë shumë elegante.”
“Po po, madje ti edhe kakën e bën ndryshe nga të tjerët. Po si mund të hahen në mënyrë elegante faraaat!? Më falë, që të prisha iiimazhin, por unë të paaaktën s’jam fallsoooo si puna jooote. E kam fjalën për këpucët fallsooo që ke veshur, jo për sjelljen që ta diiiish.
Më doli uji që po pija nga hundët. Një dialog I ri, në serinë e debateve të tyre të shpeshta. As sa ziheshin, aq dashuroheshin. Lola u ul duke shfryrë.
“Hëngra byrekun që të jem e ngoooopur në darkë, mos të lëmë naaam me dhëndrin.” Fshinte duart me një pecetë të lagur dhe shihte nga Vadiku. “Jo si caaa, që kanë tre ditë që s’fusin gjë në gooojë se do dalin për darkë.”
S’më durohej. “Boll, se e bëre copë! Ç’ke me Vadikun?Shiko sa I bukur që është bërë për darkë.”
“Jo, unë do të shkoj të ndërrohem, ti do të rrish me Lolën. Mua do të vijë të më marrë Asaj pak më vonë.” Dhe Vadiku u çua. Nga kapëllitja e syve kuptova që diçka po ndodhte. Shokët e mi janë të vetmit për surpriza jo të këndshme dhe unë doja të evitoja çdo lloj keqkuptimi me Këpucën.
“Do të shkojmë të katërt!?” Dhe sytë e mia sa s’po shqyheshin të drejtuar nga Vadiku, për t’I lënë të kuptonte që Këpuca kishte ftuar vetëm atë.
“Jo, jo, do të shkojmë vetëm ne të dy. Lola dhe Asaj do të qëllojnë rastësisht aty.” Dhe më shkel syrin.
O Zot, s’më besohej. Skena gjimnazi! Si unë dikur, që dilja me ndonjërin dhe u thoja shoqeve të më bënin zile apo të më nisnin sms për ta bërë xheloz. Nuk mund t’I thoja Vadikut “jo”. Do të ishte njësoj sikur t’I thoje fëmijës së vogël që Babagjyshi kishte kthyer mendje, e s’do t’I sillte dhuratë.
I dërgoj një sms Këpucës ku e lajmëroj për shtesat e fundit. Ai më qetëson me një përgjigje plot dashuri: “Jeni të ftuar të gjithë zemër.” E shpërndaj lajmin duke zhgënjyer më së shumti Vadikun. Skenari I tij mbeti I parealizuar.
Ndërkohë që Vadiku me Asaj ikën për t’u ndërruar për të shtatën herë brenda ditës, unë dhe Lola marrim rrugën në këmbë për tek restoranti. Edhe pse Këpuca këmbënguli për të na shoqëruar me makinë, Lola nuk pranoi. Sigurisht, shtatë minuta në këmbë nuk janë ndonjë gjë e madhe. E mësuar me distancat e largëta të Milanos, Tirana nuk I dukej vetëm e vogël, por edhe tmerrësisht e ngushtë, siç thoshte ajo. Në restorant, Këpuca kishte prenotuar tavolinën për më shumë se 5 vetë.
“Mund të uleni këtu zonja” Kamarieri na drejton me dorë. Në tryezë emri “Damian” I shkruar pjerrtaz sikur ma bënte me sy. Këpuca më buzëqesh nga larg. I veshur me këmishë e pantallona serioze ai dukej si model. Më puth mua, përqafon Lolën dhe duke buzëqeshur më thotë: “Ke marrë përforcime me sa po shoh. Por edhe unë ta kam marrë hakun. Kam ftuar një shokun tim për darkë.
Suspansa ishte aq e dukshme, sa nëse do të bënte BAM! nuk do të më habiste.
Kush ishte shoku?
Një darkë romantike për 2 ose më shumë…
12 Prill 2014