Një tjetër shqiptare ka mbetur e vdekur nga sulmet e ditës së djeshme në qendrën tregtare në Mynih.
Vajza Armela Segashi ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i saj, Arbnor Segashi i cili në një status në profiling e tij në Facebook shkruan: “Armela - Vajza, motra dhe shoqja jonë e dashur ndërroi jetë. Faleminderit për shpresat dhe ndihmën dhe mbështetjen. Gjithmonë në zemër.”
Më herët Arbnori kishte kërkuar ndihmë për të gjetur Armelën, e cila rezultonte e zhdukur që nga moment i sulmit. Segashi është viktima e dytë me origjinë shqiptare që humbet jetën nga sulmi me armë që la 11 persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.