Showbiz dhe TV

Bamir Topi përsërit historinë: Ja kush do jetë i ftuar special në dasmën e vajzës

21 Korrik 2016

Bamir Topi përsërit historinë: Ja kush do jetë i ftuar

Ish-presidenti Bamir Topi është ndoshta fansi më besnik i këngëtarit italian Albano Carrisi.

Artisti italian, i cili para disa javësh ka marrë nënshtetësinë shqiptare, është mik i afërt i Topit, shkruan “Shqiptarja.com”. Carrisi ka qenë i ftuar në festën e djeshme të organizuar 3 ditë para dasmës së vajzës së vogël të ish-presidentit, Etida Topi. Njëkohësisht, ai do jetë i pranishëm dhe ceremoninë që do zhvillohet në fundjavë. Por, kjo nuk është hera e parë që Albano bëhet pjesë e një ngjarje kaq të rëndësishme për familjen Topi. Në vitin 2014, ai ka qenë i ftuari special në dasmën e Nada Topit, vajzës tjetër të ish-presidentit Topi. Gjatë ceremonisë që u zhvillua dy vite më parë, 400 të ftuarit shijuan dhe performancën e këngëtarit italian.  

Carrisi njihet për lidhjet e tij të afërta me vendin tonë duke qenë se më parë ai ka shprehur se babai i tij ishte ushtar gjatë luftës. Këngëtari gjithashtu ka treguar  se babai i tij nuk kishte vrarë asnjë njeri në luftë ndërkohë që para se të vdiste ka kërkuar ta vizitojë edhe njëherë vendin tonë.