Showbiz dhe TV

Dafina surprizon të dashurin për ditëlindje!

14 Korrik 2016

Dafina surprizon të dashurin për ditëlindje!

Këngëtarja ka vetëm pak ditë që ndodhet me të dashurin e saj Hose në Prishtinë. Në orën 00:00 ajo ka menduar t'i bëjë një surprizë atij për ditëlindje, surprizë e cila u filmua nga një mikeshë e saj. Dafina shfaqet në video duke i kënduar këngën e ditëlindjes Hoses, së bashku me një tortë. Ata do të qëndrojnë në Kosovë, duke qenë se këngëtarja do të zhvillojë disa koncerte.

Edhe pse përpara pak kohësh u përfol për një ndarje të mundshme midis saj dhe domenikanit, këngëtarja ka treguar se lidhja e tyre vazhdon të ecë mjaft mirë.