
Dashi
Ky është muaji i ditëlindjes suaj dhe ju do të dëshironi të argëtoheni, mund ta realizoni këtë, por duhet ti planifikoni ditët tuaja me kujdes. Muaji Prill nuk do të jetë i lehtë, kështu që bëni më të mirën tuaj për ta mbajtur orarin tuaj sa më fleksibël. Muaji fillon me momente te vështira, pasi Urani do të qëndrojë pranë Diellit, duke testuar një marrëdhënie dashurie. Nëse diçka nuk shkon siç duhet me partnerin tuaj, ju do ta mësoni atë me siguri më vonë, gjatë eklipsit të Hënës së Plotë te Peshorja më 15 prill.
Disa njerëz të shenjës së Dashit do të duhet të flasin urtë dhe butë, për të rregulluar një marrëdhënie që ka dalë nga binarët, ndërsa disa Dash të tjerë do të kuptojnë se problemi është më i madh sesa kanë menduar fillimisht dhe do të duhet më shumë kohë që të zgjidhet ajo që ka shkuar keq. Por do të ketë Dash të tjerë që mund të duan të largohen krejtësisht. Në qoftë se marrëdhënia juaj është e fortë, ju mund të zbuloni se partneri juaj po kalon një krizë personale dhe do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj maksimale.
Zakonisht eklipset sjellin prova të forta dhe kërkojnë me ngulm të rregullojnë apo korrigjojnë situatat e ndryshme, por në qoftë se eklipsi nuk gjen dobësi dhe të meta, ai do të ketë vetëm një efekt të butë. Jo të gjithë ju të shenjës së Dashit do ta ndjeni eklipsin direkt, por nëse ditëlindja juaj bie afër 15 Prillit, probabiliteti juaj për tu tensionuar do të jetë afër datës 15 prill. Mendojeni eklipsin si një fuqi për ndryshim, pasi misioni i një eklipsi është të sjellë lajme të rëndësishme në vëmendjen tuaj. Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj, pasi ky eklips do tju konsumoj shumë dhe ju do të duhet të qëndroni të fortë dhe vigjilent për tu përballuar me të gjitha ato gjëra që ju duhet të bëni. Herë pas here, një eklips mund t’ju tregojë për një shqetësim shëndetësor që ju nuk e dinit që ekzistonte - në këtë rast eklipsi do të përpiqet tju ndihmojë.
Një ditë e vështirë ka të ngjarë të jetë 23 prilli, kur sundimtari juaj, planeti Mars, do të kundërshtojë drejtpërdrejt Uranin, planetin e surprizave dhe lajmeve të papritura. Marsi mund të sjellë grindje apo incidente të ndryshme, prandaj ju këshilloj të dëgjoni me kujdes cfarë thotë partneri juaj dhe gjithashtu ti kushtoni vëmendje ambientit që ju rrethon. Mundohuni të mos lejoni askënd tju bëjë që ju të humbisni durimin tuaj – diçka kjo më e lehtë për tu thënë sesa për tu bërë.
Eklipset vijnë gjithmonë në çift - kështu një eklips i dytë, më 28 ose 29 prill (në varësi të zonës tuaj të orës), do të sjellë një eklips të ri diellor të Hënës së Re dhe kjo mund të ndryshojë mënyrën sesi ju do ti fitoni të ardhurat tuaja në të ardhmen. Ju mund të ndryshoni punë, ose të merrni një promovim apo të rriteni në detyrë dhe të kaloni në një pozicion tjetër brenda punës aktuale që jeni. Nëse ju jeni i vetë-punësuar, ju mund të humbni një nga klientët tuaj, por shumë shpejt do të fitoni një tjetër në javët në vijim. Prisni për lajme, por mos inicioni asnjë nismë të re dhe të rëndësishme. Ju mund të jeni gati për të blerë diçka të shtrenjtë, por mundohuni të shmangni ditët afër eklipseve, pasi gjykimi juaj ka të ngjarë të jetë i pasaktë.
Nëse jeni vetëm dhe në kërkim të dashurisë, ju do të bëni mirë që të prisni për ditë më të mira për të gjetur romancën dhe dashurinë. Në fund të korrikit dhe gushtit, ju do të keni mundësi spektakolare në fushën e dashurisë romantike. Do të ishte ideale, në qoftë se ju mund të merrni me qera një shtëpi/vilë për një javë, në një vend bregdetar – aty ku njerëzit beqarë mblidhen sëbashku – për të maksimizuar mundësitë tuaja për të gjetur atë që kerkoni dhe prisni.
Nëse jeni në një marrëdhënie, ju do të duhet të shikoni nëse eklipsi i 15 Prillit, do të sjellë ndonjë informacion të rëndësishëm në lidhje me marrëdhënien tuaj të ngushtë, qoftë e natyrës romantike apo e biznesit. Deri në fund të nuajit prill, ju do të dini se ku ju qëndroni dhe çfarë duhet të bëni tjetër.
Demi
Dy eklipse të mëdha janë gati për të shpërthyer gjatë muajit Prill; një eklips hënor i Hënës së Plotë më 15 Prill dhe një eklips diellor i Hënës së Re më 28/29 Prill (në varësi të zonës tuaj të orës).
Përgatituni për tensione pranë 15 prill, kur Marsi i fuqishëm dhe energjik, do të kundërshtojë Merkurin, planetin e lajmeve të reja dhe do të bashkohet më Uranin, planetin e surprizave dhe lajmeve të papritura dhe këto lëvizje do të ndezin tensionet. Dikush që punon për ju, në zyrë apo në shtëpi (psh kujdestarja e fëmijëve) , mund tju njoftojë se do të largohet papritmas, duke ju detyruar të gjeni një zëvendësuese sa më shpejt të jetë e mundur. Ju mund ta lehtësoni situatën tensionuese, duke pasur plane rezervë në fillim të prillit. Në punë, një klient mund të kërkojë ndryshime të rëndësishme në një projekt, që do tju shkaktojë të gjithëve një shqetësim të madh dhe në qoftë se ju jeni menaxheri/a e projektit, ju mund të keni nevojë të punësoni rekrutë të rinj.
Ju duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj deri në mes të prillit, pasi do tju duhet të shpenzoni një sasi të madhe energjie dhe mund të konsumoheni fizikisht e mendërisht. Ky eklips i Hënës së Plotë, do të rrotullohet shumë afër planetit të Marsit dhe në të kundërt të planetit të Uranit; një aspect ky që tregon se një femër bashkë-punëtore apo vartëse mund të jetë luftarake, jo vetëm ditën e Hënës së Plotë në 15 prill, por edhe më 23 prill. Numëroni deri në dhjetë, përpara se ti ktheni përgjigje çdo personi të zemëruar pranë teje. Gjithashtu mbajeni axhendën tuaj fleksibël, në rast se do tju duhet ti përgjigjeni me shpejtësi ngjarjeve të papritura.
Financiarisht, është gjithashtu e mundur që burimi juaj i të ardhurave mund të ndryshojë, ose ju mund të keni një shpenzim të papritur. Nëse jeni i vetëpunësuar, ju mund të humbni një klient të rëndësishëm, por edhe mund të fitoni një të tillë, nëse jo menjëherë, me shumë gjasa brenda javëve të ardhshme.
Një udhëtim i shkurtër gjatë 17-18 prillit do të ishte një ide e mirë, sepse kjo do t'ju lejojë të mbusheni me frymë para se të vijë Eklipsi i dytë më 28 prill. Të vizitoni një mikun/mikeshën tuaj në mes të muajit, do të jetë një mënyrë e mirë për të përdorur këtë aspekt, ose, në qoftë se ju udhëtoni për biznes, konsiderojeni këtë lëvizje si pjesëmarrje në një shfaqje tregtare apo seminar. Duke u larguar, ju do të jeni në gjendje të mendoni më qartë dhe mund tju lindi një mendim i goditur, një ide fitimprurëse dhe kreative, të cilën ju mund të jeni në gjendje për ta vënë në përdorim në fillim të muajit të ardhshëm.
Një ditë e vështirë mund të jetë më 23 prill, kur Marsi do të përballet direkt me Uranin - ky do të jetë një takim mjaft shpërthyes. Njerëzit në zyrë do të jenë të brishtë dhe të shpejtë për të reaguar menjëherë, kështu që zgjidhini fjalët tuaja me kujdes, pasi në një atmosferë emocionale dhe të tensionuar, shumë njerëz ka të ngjarë të reagojnë më tepër seç duhet.
Në javën e fundit, një eklips diellor do të arrijë në shenjën tuaj të Demit më 28/29 Prill dhe do të ndikojë tek ju në mënyrë më të drejtpërdrejtë sesa eklipsi i 15 Prillit, sidomos nëse ditëlindja juaj bie afër datës 28 prill. Ky eklips do të jetë më miqësor dhe më pak emocional se i pari. Ndërkohë që një eklips te Demi ka të ngjarë që tju kërkojë të bëni ndryshime të rëndësishme, ju do tju jepet një listë e mundësive tuaja për të ardhmen dhe do të keni kohën dhe motivimin e mjaftueshëm për të ripërcaktuar prioritetet dhe qëllimet tuaja. Një marrëdhënie që është e rëndësishme për ju, në fushën e dashurisë ose të biznesit, mund të bëhet fokusi juaj kryesor në ditët që pasojnë 28 prillin.
Një kontratë mund tju ofrohet në datën 28 prill ose në ditët afër kësaj date, por do tju këshilloja mos ta nënshkruani atë. Më mirë është të konsultohëni me një avokat më parë. Kjo situatë do të kthehet në favorin tuaj, nëse ecni ngadalë dhe me hapa të sigurtë. Zakonisht nuk është veprim i mençur për të nënshkruar dokumenta të rëndësishëm, në çdo lloj eklipsi, kështu që prisni disa ditë dhe mendojini gjërat edhe njëherë.
Gjatë viteve të fundit, ju mund të jeni konsumuar me detajet e jetës së përditshme dhe mund të mos keni kuptuar se sa jeni rritur, zhvilluar dhe pjekur. Eklipset e muajit prill do tju japin kohën e duhur për të reflektuar për ato që keni arritur deri tani. Ju tani mund ti jepni vetes suaj llogari për sa shumë keni arritur dhe sa jeni pjekur. Ju nuk keni patur asnjë eklips te shenja juaj e Demit që nga fundi i vitit 2002, dhjetori i vitit 2003, fundi i vitit 2004 dhe fillimi i vitit 2005. Megjithatë, këto eklipset janë të lidhura më ngushtë me eklipset e vitit 1995 - në qoftë se ju mund ta kujtoni atë vit dhe të mund të merrni të dhëna.
Ju do të dëshironi të vendosni busullën tuaj drejt një rrugë të re dhe të ndryshme për të ardhmen tuaj. Eklipset gjithmonë të shtyjnë përpara, jeni apo jo gati. Përpara jush ka përvoja të reja dhe qëllime më emocionuese për tu arritur. Kini besim se universi do të punojë në favorin tuaj. Edhe juve, i dashur Dem, që jeni një shenjë me këmbë në tokë dhe që keni tendencën për të qëndruar i rrënjosur, do tju thosha se ndryshimi është i mirë.
Binjakët
Sapo të fillojë muaji, ju do ta kuptoni se Prilli do të jetë ndryshë nga shumica e muajve që keni kaluar. Fokusi juaj kryesor do të jetë jeta juaj private. Dhjetë ditët e para do të keni menduar në lidhje me miqtë tuaj dhe kreativiteti i tyre mund tju frymëzojë për nivele më të larta. Ju mund të jeni ftuar në shumë aktivitete dhe mund të dëshironi që të shkoni te të gjitha, por pjesëmarrja do të jetë e kushtueshme, kështu që ju duhet të zgjidhni me kujdes ftesat tuaja dhe të shkoni në ato evente që do tju argetojnë më shumë.
Një marrëdhënie mund të bëhet e vështirë gjatë Hënës së Plotë, më 15 prill. Ky eklips do të ndriçojë shtëpinë tuaj të romancës, krijimtarisë dhe fëmijëve, kështu që nëse ju keni qenë duke dalë me dikë për një kohë të shkurtër, papritmas mund të keni nevojë për të vendosur se çfarë hapi do të ndërmerrni në këtë marrëdhënie - për ta vazhduar më tej, duke çrrënjos çdo problem që mund të ketë këtë muaj, ose të shkëputeni përfundimisht prej saj.
Nëse ju keni qenë duke e shijuar marrëdhënie dhe i keni vendosur atribute pozitive, por jo realiste personit me të cilin po dilni, eklipsi i datës 15 prill do tju tregojë se gjykimi juaj ka qenë i pasaktë. Informacioni do të vijë tek ju me një ritëm të shpejtë dhe do të jetë e pamundur të injorohet. Nga 23 Prilli, gjërat mund të intesifikohen, kur planeti i Marsit të pozicionohet në të kundert të Uranit. Jo të gjithë Binjakët do ta ndiejnë këtë prirje. Për shembull, nëse ju jeni i përfshirë në një marrëdhënie dashurore të konsoliduar dhe afatgjatë, ju mund të mos prekeni nga ky ndikim këtë muaj, pasi ky eklips do të fokusohet vetëm të Binjakët që nuk janë në një lidhje romantike.
Megjithatë, ka një mënyrë tjetër, përmes të cilës ju mund ta ndieni eklipsin e 15 prillit: në qoftë se keni një vajzë ose djalë, mund të shikoni papritmas që do tju duhet ti ofroni ndihmë të menjëhershme atij/asaj pasi diçka po ndodh në jetën e fëmijës suaj. Ju do të doni ti jepni inkurajim maksimal fëmijëve dhe ndoshta edhe ti mbështesni ata financiarisht.
Nëse ju jeni të përfshirë në një fushë krijuese, një projekt/detyrë mund të përfundojë në mënyrë demostrative. Paratë do të jenë temë për diskutim, por këtë muaj, shqetësimet financiare ka të ngjarë ta shtojnë më shumë tensionin. Të gjitha eklipset kanë tendencë për të sjellë zhvillime të panegociueshme dhe përfundimtare, kështu që mos u përpiqni të ndreqni çdo gjë që dëgjoni. Mënyra e vetme se çfarë sjell një eklips është të eci përpara – të shkosh mbrapa në kohë nuk është një alternative. Megjithatë, një Hënë e Plotë te Peshorja do të përzihet shumë mirë me shenjën tuaj dhe nëse keni lindur më 15 qershor ose afër kësaj date, pavarësisht lajmeve të paqëndrueshme, ju do të jeni në situatën më të mirë, për të gjetur një përgjigje të pranueshme për çdo situatë të re, me të cilën do të përballeni.
Eklipsi i dytë i muajit, më 28 / 29 prill, një eklips diellor i Hënës së Re te shenja e Demit, mund t'ju vendosë në kontakt me personelin mjekësor. Ju mund të vendosni që të merreni më një çështje shëndeti apo problem dentar, ose një miku apo i afërmi juaj do të shkojë në spital për të bërë një ndërhyrje kirurgjike dhe do ta vlerësojë shumë ndihmën dhe inkurajimin tuaj.
Ky eklips diellor i Hënës së Re, do të bie në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë të kartelës suaj yjore dhe mund të nxjerrë në dritë një sekret të rëndësishëm. Në qoftë se dikush ka mbajtur informacion fshehtas jush, ju do ta mësoni tani dhe do të jetë në dorën tuaj vendimi se çfarë do të bëni me këtë zbulim. Ky lajm do të jetë mjaftueshëm i rëndësishëm dhe dramatik, sa do të marrë të gjithë vëmendjen tuaj (ashtu siç ndodh zakonisht me lajmet që sjellin eklipset).
Ka të ngjarë të merrni lajme të mrekullueshme në afërsi të datës 17 Prill, pasi Afërdita, e cila ndodhet aktualisht në shtëpinë tuaj të famës dhe nderimeve, do të jetë në kënd të përsosur me Jupiterin,i pozicionuar në shtëpinë tuaj të të ardhurave të fituara. Ky moment nuk do të jetë nga raste, kur keni lavdi por jo shperblim monetar- edhe paratë, edhe duartrokitjet do të vijnë sëbashku tek ju, në afërsi të kësaj date.
Një ditë ideale për të dërguar një dokument të shkruar apo për të mbajtur një fjalim, do të jetë më 29 prill, ditën kur sundimtari juaj, Mërkuri, do të jetë në kontakt me Jupiterin. Talenti juaj me komunikim do të jetë i qartë për të gjithë. Jupiteri është pozicionuar në sektorin tuaj të të ardhurave të fituara, prandaj më shumë para duket se janë nisur drejt jush. Data 29 Prill mund tju ndihmojnë në mënyra të tjera, ku mund të ndodhë që të merrni telefonatën e duhur apo ofertën ideale për ju.
Gaforrja
Sapo të fillojë muaji i ri, një sërë trazirash duket se do të ndodhin në karrierën tuaj. Stafi administrues mund të ndryshojë me shpejtësinë e dritës dhe në javën e parë, ju nuk do të dini se çfarë është duke u bërë. Një riorganizim në pjesën e stafit të nivelit të mesëm dhe të lartë, duket se do të ndodhë dhe do të ndikojë te të gjithë. Nëse administrata nuk po ndryshon, personeli ose klientët mund të vijnë e të shkojnë. E gjithë kjo do tju habisë ju pa masë, sepse askush nuk mund ti kishte parashikuar të gjitha këto që po ndodhin tani. Ju do të beni më mirë të vëzhgoni, por jo të merrni ndonjë vendim përfundimtar, pasi së shpejti shumë më tepër lajme do të dalin në dritë, sepse ky do të jetë një nga muajt më aktive dhe sfidues të vitit. E gjithë kjo vjen si rezultat i Hënës së Re më 30 mars, e cila ende do ta ushtrojë ndikimin e saj të fuqishëm gjatë dhjetë ditëve të para të muajit prill.
Një lajm i papritur në lidhje me shtëpinë tuaj, një pronë tjetër ose një nga prindërit tuaj, mund të arrijë të ju në afërsi të eklipsit hënor të Hënës së Plotë, në 15 Prill. Shtëpia juaj mund të ketë nevojë për riparime të rëndësishme, ose qiradhënësi do tju , se ai e ka nxjerrë në shitje ndërtesën ku jetoni dhe se ju duhet të lëvizin sa më shpejt. Prindërit tuaj, tani në pension, mund tju njoftojnë papritur se kanë vendosur ta shesin shtëpinë tuaj të fëmijërisë për arsye transferimi. Ose, ju mund të vendosni të ndërroni vendbanim, për të përfituar nga një mundësi e mirë në karrierë. Këto janë shembuj të mundësive të shumta, por dua thjesht të kuptoni idenë. Eklipset na shtyjnë të ecim përpara, pavarësisht nëse jemi të gatshëm apo jo.
Eklipsi i ardhshëm, një eklips diellor i Hënës së Re te shenja e Demit, më 28/29 prill, do të bëjë që vëmendja juaj të përqendrohet tek një mik dhe një ngjarje e veçantë shoqërore. Shoku ose shoqja juaj e ngushtë mund të ketë vendosur të martohet, ose tju bëjë me dije që ai/ajo dhe partneri i tij/saj janë në pritje të një fëmije dhe kjo ( për shembull),do tju bëjë të ndërgjegjshëm për kalimin e kohës. Ky eklips mund tju sjellë në vëmendje edhe pyetjen nëse miqësia juaj do të jetë e njëjta pas kësaj. Kjo ngjarje, edhe pse e lumtur në vetvete, mund tju bëjë të ndjeshëm dhe nostalgjik, për kujtimet e bukura që keni kaluar sëbashku.
Në të njëjtën kohë Marsi, i cili ndodhet në sektorin tuaj të familjes, do të kundërshtojë Uranin e pozicionuar në sektorin tuaj të karrierës dhe kjo do të ndodhë një javë para eklipsit të 28/29 prillit. Kërkesat nga të dyja këto zona do të jetë të mëdha dhe herë pas here do të kenë luhatje dhe do të jenë shpërqëndruese. Megjithatë, duket se ju do të jeni në gjendje për ti përballuar mirë dhe për të gjetur mënyrat që të ecni përpara nëpërmjet rrugës që ju pëlqeni.
Një ditë më vonë nga shfaqja e eklipsit, më 29 prill, Mërkuri dhe Jupiteri do të takohen sëbashku dhe do të sjellin një mesazh të bukur nga një mik - ndoshta nga i njëjti mik që përmenda më lart- dhe kjo do të ngrohë zemrën tuaj. Udhëtimet, qoftë afër apo larg, do të shkëlqejnë gjithashtu. Kjo do të jetë një ditë ideale për të udhëtuar, për të dorëzuar çfarëdo lloj pune të shkruar apo për të dhënë një fjalim apo intervistë, sepse do të duartrokiteni dhe mund të keni edhe përfitime financiare gjithashtu.
Para kësaj datë, një ditë e mrekullueshme për të udhëtuar do të jetë 17 prilli, kur Afërdita do të bashkohet me planetin e Jupiterit. Nëse keni mundësi, kushtojini vetes një fundjavë të gjatë, nga data 17 prill deri në 20 prill dhe shijoni maksimalisht ambientin e ri ku ndodheni. Kjo do tju ripërtërijë, e dashur Gaforre!
Luani
Muaji Prill do të jetë një pikë kthese për të gjithë vitin, për shkak të dy eklipseve të fuqishme që do të ndodhin gjatë këtij muaji. Java e parë e prillit sjell surpriza, sidomos më 2 prill, pasi sundimtari juaj, Dielli do të takohet më planetin e Uranin. Ju mund të shkoni në një udhëtim të largët që ju kurrë nuk mendonit se do ta ndërmerrnit, ndoshta për të përfunduar një detyrë lidhur më punën. Shumë gjëra duket se po presin rezultatin e punës që ju jeni duke u marrë tani, kështu që qëndroni të fokusuar në detaje. Çështje që përfshijnë pasaportën, vizën, emigracionit, ose leje qëndrimi në një vend të caktuar mund të shfaqen në fokun dhe ju duhet të gjeni një mënyrë për ti përshpejtuar proçeset e tyre.
Nëse keni në plan të udhëtoni me makinë për një rrugë të gjatë këtë muaj - dhe kjo me shumë të ngjarë mund të ndodhë në fund të muajit - kontrolloni makinën tuaj para se të niseni. Marsi do të jetë në kundërshtim me Uranin, i cili ndodhet në sektorin e udhëtimit në javën e tretë dhe këto dy planete do të krijojnë trazira deri në fund të muajit. Mbani vegla pune dhe gomë rezerve në bagazhin e makinës suaj si dhe sigurohuni që celulari jauj të jetë i karrikuar , në rast se keni probleme rrugës. Gjithashtu mbani një hartë në kabinë, në rast se GPS- juaj ju dërgon në një rrugë të gabuar.
Nëse jeni duke punuar shumë për një aplikim në universitet, ju sygjeroj ta dërgoni aplikimin tuaj në disa institucione. Në këtë muaj, ku asgjë nuk do të shkojë ashtu si ju e keni planifikuar (disa herë më mirë,por ndonjëherë jo), ju mund të dëshironi që ti merrni të gjitha masat.
Në sektorin e romancës dhe dashurisë, lejoje mikeshën tuaj tju prezantojë me dikë dhe besoni që ajo e di shijen tuaj në dashuri dhe do të përpiqet shumë për tju bërë të lumtur. Merreni në konsideratë të merrni pjesë në një takim të tillë në datën 17 prill, duke qenë se Afërdita dhe Jupiteri do të jenë në sinkroni të rrallë me njëri tjetrin.
Nëse jeni në një marrëdhënie, planete të ndryshme do të hyjnë në lojë për ju. Përpiquni që të merreni vesh me partnerin tuaj, pavarësisht disa momente të vështira që mund të dalin në skenë për ju të dy, në pjesën e dytë të muajit, sidomos në afërsi të datave 22 dhe 23 prill.
Karriera juaj do të jetë subjekt i eklipsit diellor të Hënës së Re, në 28/29 prill, i cili do të sjellë mundësi dhe ndryshime rrënjësore. Këto lajme do të kërkojnë përshtatje, por në terma afatgjatë, këto ndryshime do të jenë në të mirën tuaj. Ky muaj është i pazakontë për faktin që në të do të vendosen katër planete - duke krijuar tensione midis tyre - Marsi (grindje), Urani (befasi), Plutoni (fuqi) dhe Jupiteri (fitime). Një mashkull me pozitë apo klient i rëndësishëm mund të largohet nga puna apo kompania juaj, duke krijuar tensione në të gjithë punën.
Në këtë atmosferë , mund të ketë një shans të shkëlqyer për tu rritur në detyrë dhe për të marrë më shumë përgjegjësi. Duke marrë parasysh fuqitë tuaja më të mëdha, ju do të duhet të gjeni zgjidhje për sfidat e reja të panjohura për ju, por të cilat do të mësoni ti zotëroni me kalimin e kohës. Një partner apo bashkëpunëtor, ka shumë të ngjarë në biznes, mund të bëhet një pengesë e papritur në rrugën tuaj drejt suksesit, kështu që ju do të jeni i detyruar ose ta merrni me të mirë këtë person, që tju mbështesë ose ti ndani rrugët tuaja përfundimisht. Ju do të keni fuqinë për ti bërë të dyja- zgjedhja do të jetë e juaja. Kini besim, megjithatë, se rezultati do të favorizojë ju, edhe pse ju mund të mos jeni kaq të sigurt! Qëndroni i fokusuar dhe freskojini gjithmonë idetë tuaja, pasi në fund të fundit, e gjithë bota tërhiqet pas asaj që është e re.
Afërdita, planeti që udhëheq këtë eklips, do të jetë pozicionuar në kënd të mirë me Saturnin, planetin e fitimeve afatgjata në fund të muajit, si dhe me planetin e Jupiterit, planetin e përfitimeve monetare. Edhe pse ndryshimet fillestare profesionale mund të duken të frikshme, fakti që ky trekëndësh i artë i tre planetet do të shfaqet këtë muaj, do të thotë se ju do të keni fuqinë për të dalë me përgjigje intuitive që do të stabilizojnë situatën tuaj. Kjo do të provojë se ju keni elementin që duhet për të qenë një udhëheqës i zgjuar.
Virgjëresha
Shqetësimet financiare duket se do tju bezdisin që në fillim të prillit. Me sa duket ju jeni përballuar me shpenzime shumë më të larta se zakonisht, për javë të tëra dhe shpresonit që kjo do mbaronte në fund të marsit. Shpenzimet tuaja kanë qenë në rritje që prej dhjetorit të kaluar, por pavarësisht dëshirës suaj shumë të madhe për të parë fundin e kësaj situate, fluksi i parave që po dalin jashtë, nuk ka të ngjarë të ulet akoma. Ngjarjet në muajin prill mund të kenë ndikime të luhatshme apo efekte çuditërisht të gëzueshmë, por jo diçka të mesme. Urani, planeti i zhvillimeve të papritura, do të jetë aktiv, kështu që ju kurrë nuk mund ta merrni me mend se çfarë letre ka fshehur planeti i Uranit nën mëngën e vet. Ju nuk keni pse të përgatiteni për lajme të mira, por ju mund të dëshironi që të keni disa plane të qëndrueshme lidhur me ndonjë shpenzim të madh ose faturë të madhe për të paguar.
Diskutimet financiare do të arrijnë kulmin e tyre më 15 prill, ditën e eklipsit të Hënës së Plotë dhe ky nuk do të jetë një moment i lehtë gjatë këtij muaji. Qëndroni vigjilent në javën që vijon, veçanërisht në 20-23 prill, kur planeti energjik i Marsit do të kundërshtojë planetin e paparashikueshëm të Uranit. Gjithashtu Urani dhe Plutoni do të jenë në mosmarrëveshje me njëri tjetrin dhe Jupiteri do të rreshtohet në krah të Uranit. Të dyja shtëpitë financiare në kartelën tuaj yjore do të jenë të zëna dhe lajmet në këtë përiudhë të muajit duket se do të jenë në kulmin e turbullirave. Jini i kujdesshëm kur të investoni - ndiqeni tregun këtë muaj dhe merrni këshilla nga këshilltari juaj i fushës së financës ose një nga një person i besueshëm për ju. Ky do të ishte një moment kyu shumica e njerëzve do të kontribuonin në llogarinë e tyre të kursimeve, por këto planete mund (jo më siguri të plotë) ta bëjnë tregun të paqëndrueshëm.
Duke patur vazhdimisht paratë në mendjen tuaj, në fillim të prillit, ju mund të synoni për një rritje page apo të bëni përpjekje për të negociuar për një pozicion të ri me pagesë më të mirë. Meqënese atmosfera në prill është konfuze, ecni ngadalë që të jeni i sigurt që hapat tuaja janë të qëndrueshëm dhe të sigurt. Shefi juaj mund tju thotë se nuk e di nëse ka mundësi të rritë rrogën tuaj-dhe duket se po thotë të vërtetën. Në eklipsin hënor të Hënës së plotë më 15 Prill, ju mund të negocioni një plan pagese me kreditorin tuaj ose punonjësin e tatimeve për të paguar një shumë të detyrueshme parash. Ju nuk mund ta zhgenjeni personin që ju ka dalë garant, të paktën deri në 23 prill.
Nëse jeni i pa punë, Afërdita në sektorin tuaj të punës së përditshme, do të jetë në një kënd mbështetës me Saturnin dhe do t'ju ndihmojë të gjeni një punë të pavarur, ose në qoftë se jeni i vetë-punësuar, ju do të jeni në gjendje për të gjetur klientë të rinj. Nëse punoni për një punëdhënës, pyeteni atë nëse ndryshimet e mundshme në departamentin ku punoni, mund tju ofrojnë ju një mundësi për të shtuar përvojën tuaj, për të përmirësuar aftësitë tuaja në një mënyrë të re dhe për tju mundësuar që të fitoni një pagë më të lartë.
Në fund të muajit, 28 / 29 prill një eklips diellor i Hënës së Re do të shfaqet te Demi, një shenjë që përzihet më së miri me shenjën tuaj. Ky eklips mund të sjellë lajmin se ju do të udhëtoni më shumë se zakonisht, tani dhe në të ardhmen. Ju mund të punoni në projekte ndërkombëtare ose do të mbuloni lajme në vendet e jashtme për shtypin e shkruar ose atë elektronik. Diçka e re do të shfaqet në horizont për ju tani, por jo në mënyrën që ju keni pritur, kështu që ju do të merrni përsipër përgjegjësi të reja gradualisht dhe duket se dikush më i vjetër në moshë do tju ndihmojë. Paratë do të vazhdojnë të jenë në mendjen tuaj vazhdimisht, si në aspektin sesi të paguani borxhin që i keni dikujt, ose në drejtim të parave që ju duhen për të realizuar një ëndërr.
Fusha akademike është e mbuluar edhe nga kjo pjesë e kartelës tuaj yjore, e cila do të ndricohet në fund të muajit dhe ju ose mund të pranoheni në universitet ose do të diplomoheni nga një i tillë- sido që të jetë, jeta juaj e përditshme do të ndryshojë dhe të zhvillohet si rezultat i asaj që do të ndodhë në afërsi të datës 28 ose 29 prill. Saturni do të jetë në një kënd të mirë me Afërditën në fund të muajit, planet i cili sundon Demin, kështu që ju ka të ngjarë të jeni në gjendje për të ndërtuar një themel të fortë për të ardhmen – kini besim se mund ta bëni dhe do tia arrini kësaj.
Peshorja
Hëna e Re që u shfaq më 30 mars, do të ketë ndikim edhe në dy javët e para të prillit dhe eklipsi i Hënës së Plotë te Peshorja më 15 prill, do të përqëndrohet tek partneri juaj. Ky partner ,qoftë në martesë apo në biznes, mund të kalojë një kohë të vështirë që duket se ka filluar në mënyrë të papritur. Nëse është kështu, ju duhet ti qëndroni në krahë për ta ndihmuar dhe për ta mbështetur. Edhe pse lajmi i këtij eklipsi nuk do të ndikojë direkt tek ju, në këtë rast, ju do të ndikoheni indirekt përmes partnerit tuaj. Ndihma juaj duhet te jetë e menjëhershme dhe e plotë. Eklipsi duket i destinuar të shkaktojë tension dhe nevojën për përshtatje, ndaj lajmeve që ju nuk arrini ti shihni akoma që po vijnë.
Por në një manifestim krejtësisht të ndryshëm të eklipsit të 15 Prillit, ju mund të mësoni në lidhje me ndjenjat e vërteta të partnerit tuaj ndaj jush - dhe ky mund të jetë një lajm që ju kurrë nuk shpresonit se do ta dëgjonit. Në qoftë se ju ndiheni të tradhtuar, do tju duhet të vendosni çfarë të bëni në këtë situatë, të qëndroni dhe të përpiqeni të rregulloni marrëdhënien apo të largoheni përfundimisht. Nëse partneri juaj dëshiron të largohet, ju nuk ju mbetet zgjidhje tjetër përvecse ta pranoni vendimin e tij, sepse duhen dy njerez që të funksionojë një lidhje.
Planeti i Marsit do ta kundërshtojë Uranin në 23 prill, një ditë tjetër kjo potencialisht e paqëndrueshme. Unë kam ndjesinë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në një marrëdhënie dhe në këtë ditë, ju do të arrini ta ndieni më shumë se kurrë këtë gjë. Marsi do të jetë pozicionuar te Peshorja, e cila zakonisht do tju kishte dhënë kontroll të plotë mbi situatën, por Marsi është në prapavijë tashmë, kështu që një Mars i pafuqishëm, nuk mund tju japë komandën e duhur. Marsi do të qëndrojë në prapavijë deri më 19 maj, kështu që deri sa ai të kthehet në qarkullim, gjëja më e mirë që do të bëni është të dëgjoni dhe të reflrktoni – çdo eklips vepron me dy akte. Fakti që Marsi është te Peshorja (që nga 7 dhjetor 2013 deri në 25 korrik 2014, një kohë relativisht e gjatë) do të thotë se ju tani do të filloni një cikël të ri, i cili do të sjellë përmirësimin e kushteve, pasi të keni marrë disa vendime të vështira.
Eklipset hënore nxjerrin të vërtetat në dritë dhe ata pothuajse gjithmonë sjellin rezultate të panegociueshme dhe përfundimtare. Nëse ju është thyer zemra, jepini hapësirë partnerit tuaj, ndërsa po vendosni se çfarë të bëni dhe si të përshtateni me situatën. Nëse partneri juaj është një partner biznesi, bashkëpunëtor, ose ekspert dhe jo një partner romantik, eklipsi do të vendosë në një perspektivë pak më të ndryshme bisedimet, por jo me më pak emocion. Mundësitë tuaja do të jenë të ngjashme –ose ti diskutoni gjërat hapur ose të hiqni dorë përfundimisht. Është gjithmonë tronditëse të mësoni se personi që keni besuar ju ka zhgënjyer. Sigurisht, është edhe alternativa e mundshme që ju mund të jenë i lumtur me partnerin tuaj, por mund të jeni i shqetësuar për shëndetin e partnerit tuaj të biznesit, apo për diçka tjetër që po ndodh në jetën e tij ose të saj.
Kujdesuni për shëndetin tuaj, pasi lajmet që do të merrni në mes të muajit mund të jenë sfilitëse për ju. Adreso te mjeku përkatës çdo çështje shëndetësore që mund të duket jo në rregull. Herë pas here eklipset nxjerrin në dritë probleme shëndetësore që ju mund të mos i keni vënë re dhe që duhen vlerësuar nga mjeku.
Eklipsi i ardhshëm do të jetë një eklips diellor te shenja e Demit, në 28/29 prill (në varësi të zonës tuaj të orës) dhe do të fokusohet te financat e përbashkëta (me një person apo grup individësh). Për shembull, ky eklipsi mund tju sjellë fillimin e bisedimeve me një bashkëshort në proçes divorci apo partner biznesi, në lidhje me ndarjen e pasurisë. Ose, bisedimet mund të përqendrohen në një kredi, investim kapitali për një sipërmarrje, hua, apo plan rifinancimi. Ju mund të filloni lëvizjet ligjore për të marrë përsëri kujdestarinë e fëmijës, ose të filloni bisedimet me punëdhënësin tuaj për ndonjë shpërblim, apo promovim. Ju mund të keni nevojë për tu konsultuar me avokat për zgjidhjen e një trashëgimie në qoftë se ju jeni përfituesi kryesor i saj. Ky eklips do të sjellë ndryshime në jetën tuaj të përditshme, por këto ndryshime do të jenë më të lehta për tu përballuar kur i sjell eklipsi i 28/29 Prillit, se ato që erdhën më herët nga eklipsi total i Hënës së Plotë më 15 prill.
Në fushën e karrierës, ju do të ecni mirë. Një nga ditët tuaja më të mira për të caktuar një intervistë apo prezantim do të jetë më 17 prill, kur Afërdita dhe Jupiteri do të jenë në sinkronizim më njëri tjetrin. Lavdërime nga persona të rëndësishëm mund të mbërrijnë më 29 prill, kur Merkuri dhe Jupiteri do të bëjnë që ju të përjetoni një nga momentet më emocionuese të karrierës gjatë këtij viti.
Akrepi
Projektet e punës duket se do të ziejnë në zyrën tuaj dhe ju do të jeni shumë i zënë duke u marrë me organizimin e të gjitha gjërave që keni për të bërë. Zyra do të jetë shumë e zënë, por me Marsin në prapavijë, do të jetë e vështirë të merrni përgjigjë përfundimtare nga menaxherët dhe klientët e mundshëm. Bëni cfarë të jetë e mundur që të mbani një qëndrim praktik, sepse në një muaj si Prilli, ku shumë planete do të kryqëzohen me njëri tjetrin, askush nuk do ta ketë të mundur të dijë se çfarë do të bëhet më pas. Nëse do të keni nevojë për persona të tjerë të cilët mund tju ndihmojnë për të menaxhuar të gjithe punën që do të vijë , filloni të intervistoni që tani, kështu që të mund të zgjidhni midis më të mirëve, kur të vijë momenti për të zbatuar projektet e fituara. Të qenit shumë i organizuar do jetë një plus tepër i rëdësishëm për ju këtë muaj.
Një eklips hënor i Hënës së Plotë, mund të nxjerrë në dritë një sekret shqetësues, që ju është mbajtur i fshehur. Lajmet që do të mësoni mund tju turbullojnë, por gjithashtu do tju mbrojnë, prandaj jini mirënjohës për çdo gjë që do të mësoni. Ka mundësi që një miku ose i afërmi juaj nuk do të ndihet mirë dhe do të ketë nevojë për ndihmën tuaj- mbajeni axhendën tuaj të hapur , sepse në kohën e eklipseve , ngjarjet që ndodhin kanë tendencë të na dërgojnë në drejtime të ndryshme. Udhëheqësi i shenjës suaj, Marsi, do të jetë në prapavijë deri në 19 maj, prandaj do tju duhet më shumë kohë se zakonisht, për ti bashkuar të gjitha pjesët e pazëllit në një të vetme. Vazhdoni të bëni pyetje dhe të ndërtoni strategji.
Një marrëdhënie e ngushtë, në dashuri ose në biznes, do të jetë çështja kryesore në mendjen tuaj gjatë eklipsit diellor të 28/29 prillit (data varet nga ora e zones ku jetoni). Eklipset diellore hapin dyer ose japin shenja të rëndësishme lidhur me atë që duhet bërë; në këtë rast, çfarë duhet bërë për të ardhmen e partnerit, i cili është shumë i rëndësishëm për ju. Eklipset na nxisin përpara, për të ndërmarrë veprime konkrete, kështu që ju ndoshta do të vendosni tani të fejoheni apo të martoheni. Nëse ju shihni se nuk keni asnjë të ardhme në këtë aleancë/ marrëdhënie, atëherë eklipsi do tju shtyjë që të kërkoni dhe të përballeni më të vërteta të caktuara dhe të largoheni. Ju mund të keni supozuar se ky vendim i përkiste të ardhmes më të largët, por jo- do të ndodhë pikërisht tani, këtë muaj. Nëse ju nuk jeni në një marrëdhënie të ngushtë dhe serioze dashurore, ateherë një bashkëpunim pune i rendesishëm, mund të ngrejë pyetje të cilave ju duhet ti përgjigjeni, ose ju mund të ndieni se nuk keni zgjedhje tjetër, veçse ta prishni këtë aleanë dhe të largoheni.
Kur të arrini në fund të muajit korrik, kur planeti Mars, sundimtari i shenjës suaj do të pozicionohet tek shenja e Akrepit, ju do të keni më shumë kontroll mbi çdo situatë. Në këtë periudhë, ju do të zbuloni projektet për të cilat keni punuar me jave të tëra në prapaskenë, larg syve të të tjerëve. Gjithashtu, Marsi tek Akrepi do tju bëjë të ndiheni më sensuale dhe joshëse – kështu, siç mund ta shihni, ju pret një e ardhme e ndritur.
Shigjetari
Sapo të hyjë muaji i ri, nëse jeni beqarë, një marrëdhënie e caktuar dashurie do të jetë në mendjen tuaj. (Shigjetarët e lidhur nuk përfshihen këtu). Hëna e Re në shenjën e Dashit më 30 mars do të sjellë ngjarje të papritura dhe të pazakonta, në lidhje me një person që ju jeni takuar, ose eklipsi mund të nxisë takime të reja dhe të papritura. Kjo Hënë e Re do të bashkohet me Uranin, kështu që ngjarjet mund të shkojnë në një mënyrë krejtësisht të papritur, ju pëlqen ju apo jo. Me planetin e Plutonit që futet në veprim, paratë mund të bëhen mollë sherri. Shpresoj që ju ti pëlqeni surprizat që do të shihni, por nuk ka asnjë mënyrë për ti ditur apo edhe për tu përgatitur për to. Thjesht uluni dhe prisni për të parë se çfarë do të ndodhë gjatë gjysmës së parë të prillit.
Një eklips hënor i Hënës së Plotë do të ndodhë më 15 prill te Peshorja dhe nuk ka të ngjarë të sjellë lajmë të mira. Edhe mund të sjellë, kështu që ne duhet të mendojmë pozitivisht, por me planetet të vendosur kaq afër njërit tjetrit, të pozicionuar si një kryq matematikor në qiell, kam frikë së tensionet do të jenë të larta. Ju jeni një shenjë zjarri, ashtu si Dashi, kështu që ka mundësi të merrni lajme në lidhje me një mik apo një të dashur zemre, por në të dyja rastet do tju duhet të harxhoni energji dhe përpjekje. Ka për të qenë e vështirë të mos ndiheni të stresuar, pasi lajmet që do të merrni do të jenë të papritura. Në kushtet e një miku osetë dashuri, çfarë do të zbuloni do të jetë fytyra e vërtetë e një personi dhe kjo mund të rezultojë shqetësuese për ju.
Tensionet do të vazhdojnë të rriten ndërsa i afroheni 22 prillit, kur Marsi, udhëheqësi i shtëpisë tuaj të dashurisë dhe lumturisë, do të kundërshtojë Uranin. Nëse personi i zemrës nuk është treguar i hapur dhe i ndershëm me ju, do ta zbuloni pikërisht tani. Ose në qoftë se një mik ose partner nuk është tema e ditës, lajmi mund të ketë të bëje me një nga fëmijët tuaj ose një përpjekje krijuese. Eklipset sjellin informacione që kanë mbetur të fshehura, por kur ato dalin në sipërfaqe, edhe pse mund të trondisin, ky informacion në fund të fundit do tju mbrojë dhe ndoshta edhe personin e përfshirë, gjithashtu.
Eklipsi i ardhshëm i 28/29 prillin do të jetë një eklips diellor i Hënës së Re te Demi dhe do të sjellë një kapitull të ri në jetën tuaj të punës dhe ndoshta edhe për shëndetin tuaj. Është e këshillueshme që të kujdeseni për shëndetin tuaj para çdo eklipsi, pasi këto ngjarje kozmike zakonisht kërkojnë që të shpenzoni shumë energji. Për ju në mënyrë specifike, detyrat e reja do të kenë fluks shumë të madh në zyrë. Shefat juaj do të presin shumë prej jush, jo vetëm në këtë periudhë por edhe në muajt që do të vijnë, kështu që do të jetë e rëndësishme për ju që të rregulloni ritmin e punës. Nëse ju ndiheni i lodhur dhe i mbingarkuar, duhet ti drejtoheni mjekut për te marrë masa që të rrisni rezistencën dhe të ruheni nga ftohjet.
Ju do të keni dy ditë që do të jenë më shumë fat dhe favorizuese për ju. Së pari, kur Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit si dhe planeti që udhëheq shenjën tuaj, do të takohet me Afërditën më 17 prill dhe do të sjellë lajme në lidhje me një marrëveshje fitimprurëse të pasurive të patundshme, mundësi për të përmirësuar ose për të ridekoruar shtëpinë tuaj të tanishme, ose në lidhje me një nga prindërit tuaj . Rrethojëni këtë ditë me të kuqe!
Dita tjetër rrezatuese për ju mund të jetë më 29 prill, kur sundimtari juaj, Jupiteri, është përsëri aktiv. Ju mund të dëgjoni një lajm shumë të mirë në lidhje me karrierën tuaj, ose ju mund të keni për të bërë një udhëtim shumë të suksesshëm biznesi. Nëse ju punoni në fushën krijuese, ky do të jetë një muaj shumë i mirë për ju dhe deri në fund të muajit, ju mund të keni shitur një ide të rëndësishme kreative, gjë që do tju habisë edhe ju vetë!
Bricjapi
Prilli nuk do të jetë një muaj i lehtë për ju, pasi planetet në të katër anët e qiellit do të sjellin sfida dhe pengesa dhe ju do ti ndieni këto vështirësi që në fillim të prillit. Duket se të gjithë do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Hëna e Re më datë 30 mars do të vendosë në epiqendër shtëpinë tuaj. Ju duhet të merrni vendime për mënyrën se si, ku, me cilët dhe me çfarë stili dëshironi të jetoni dhe të gjithë i presin këto përgjigje prej jush.
Karriera juaj do të ketë një ndikim shumë të madh në mënyrën se si do të administroni pyetjet tuaja të strehimit. Me Uranin duke qarkulluar në afërsi të Hënës së Re, ju do të ndiheni nervoz deri sa të përfundoni planifikimin tuaj dhe të kaloni në fazën e veprimit në muajin e ardhshëm. Me kaq shumë informacion që do të vijë tek ju në të njëjtën kohë, ju mund të keni vështirësi për të vendosur se çfarë të bëni fillimisht. Ju jeni një Bricjap praktik, veçanërisht i aftë për tu përshtatur me një muaj si ky dhe ndërsa shenjat e tjera mund të ndihen sikur po mbyten nga gjithë kjo ngarkesë, ju mund tia dilni mbanë me një përpjekje të vogël fare.
Kur të vijë mesi i muajit, vëmendja juaj do të kalojë shpejt në karrierën tuaj. Kjo do të ndodhë për shkak të eklipsit hënor të Hënës së Plotë te Peshorja më 15 prill, i cili do të ndezë sektorin e karrierës suaj. Ky eklips do të jetë i mbushur me energji dhe fuqi, sepse planetet do të jetë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Ju mund të përfundoni një detyrë të rëndësishme tani, ose një nga shefat apo klientët tuaj mund të largohet, përshembull, por këto ndryshime mund të krijojnë tension në të gjithë kompaninë.
Kur Afërdita dhe Jupiteri të lëshojnë sinjalet e tyre tregtare,më 17 Prill, ju mund të dëgjoni se një pagesë bujare po vjen drejt jush dhe do tju bëjë që të ndiheni i sigurt. Nëse ju keni një agjent, përfaqësues, apo një person që është ndërmjetësuesi juaj, ky person do të ketë një vlerë prej ari në këtë kohë.
Në një muaj që duket se do të ndikojë në të gjitha fushat e jetës suaj, një eklips diellor i Hënës së Re tek shenja e qetë e Demit, do të shfaqet më 28/29 Prill. Ky eklips do të ndriçojë zonën tuaj të romancës, fëmijëve dhe projekteve krijuese. Ky eklips do të ketë fuqinë për tju ndihmuar të gjeni dashurinë e vërtetë, gjë që duket e jashtëzakonshme në një muaj të tillë. Në të njëjtën kohë - në fund të muajit - kërkesat e shtëpisë dhe ato të karrierës do të arrijnë pikun e tyre, duke krijuar një situatë kontradiktore.
Megjithatë, ju mund të bëni përparim në fushën e romancës nëse jeni i gatshëm për të dalë dhe për të takuar njerëz të rinj në të gjitha sferat e jetës. Mjafton vetëm një person i veçantë për të ndryshuar jetën tuaj dhe ky eklips më 28/29 Prill, ka fuqinë për të sjellë një takim fatal nga një burim i pazakontë. Një mik i vjetër mund tju ndërmjetësojë një takim tani dhe këtë herë, ju mund të zbuloni se dashuria ekziston.
Ujori
Bëjeni gati valixhen tuaj i dashur Ujor, pasi falë takimit të Uranit me Diellin, ju mund të largoheni në një udhëtim të shkurtër, sapo tju njoftojnë. Hëna e Re që u shfaq në fund të muajit Mars, ka të ngjarë të sjellë udhëtime të shkurtra dhe në mes të muajit prill, ju mund të merrni vesh se do të udhëtoni edhe në distanca më të gjata. Urani do të kujdeset që ju të mbusheni me ide të shkëlqyera këtë muaj, kështu që nëse ju keni ndonjë shkrim për të bërë, apo një fjalim për të dhënë,ose një negocim për të përfunduar, ju do të shkëlqeni në këto çështje, gjatë dy javëve të para të muajit prill.
Nëse ju jeni i përfshirë në një çështje ligjore, ka të ngjarë që pala kundërshtare do të jetë shumë agresive nga 15 prill deri në 23 prill. Nëse ju doni të bëni një ofertë për paqe, bëjeni këtë para 15 Prillit, pasi emocionet e mëvonshme do të përkeqësohen dhe ka për tu bërë më e vështirë për të arritur në një marrëveshje. Çështjet e shtetësisë, pasaportës, emigracionit, lejeve të qëndrimit dhe vizës ka të ngjarë të sjellin dokumentacion voluminoz që duhet shqyrtuar prej jush. Nëse keni një intervistë lidhur me çështje vize, merreni atë seriozisht dhe sigurohuni të jeni i përgatitur mirë. Ky është një muaj ku çdo gjë mund të shkojë në drejtime të ndryshme, pasi bota do të jetë mjaft e rrëmujshme në prill.
Të gjitha eklipset vijnë në çift – kështu një eklips i dytë, këtë herë eklips diellor i Hënës së Re në 28/29 prill, do të nxjerrë në pah shtëpinë tuaj dhe do tju sjellë kushte krejtësisht të reja dhe të papritura lidhur me banesën tuaj ose ndonjë pronë tjetër. Ju papritmas mund të keni nevojë për të lëvizur ose për të bërë riparime në strukturën e shtëpisë suaj. Një alternativë tjetër është që ju mund tju duhet të ndihmoni një të afërm të vjetër,siç mund të jetë nëna juaj ose me shumë të ngjarë babai.
Nuk do të jetë ide e mençur për të udhëtuar në fund të muajit; as nuk do të jetë koha e duhur për të bërë zotime të detyrueshme, qoftë me gojë ose me shkrim. Shumë kushte do të ndryshojnë në lidhje me shtëpinë dhe karrierën tuaj dhe disa prej këtyre lajmeve mund të arrijnë te ju tani, por më shumë informacion do të vijë te ju në muajin maj. Do të jetë më mirë që ju të vëzhgoni dhe të prisni, si dhe të shikoni për fakte delikate lidhur me drejtimin që po zhvillohen ngjarjet. Nëse keni nevojë për të gjetur përgjigje për një situatë jetese, ju do ti gjeni ato në muajin maj. Tani për tani, qëndroni në pritje.
Peshqit
Ju keni patur shumë presion mbi vete gjatë muajve të fundit, për të gjetur mënyra për të fituar më shumë para, por ngjarjet e muajit Prill duket se do të sjellin një urgjencë të re. Shumica e vështirësive që ju do përjetoni, nuk do të vijnë nga diçka që ju keni bërë apo nuk keni bërë, por për shkak të rrethanave të jashtme, mbi të cilat ju keni pak kontroll. Një anëtar i familjes mund t'ju kërkojë para për të dalë nga një situatë e vështirë ekonomike, apo një ish bashkeshort mund të jetë pa punë dhe nuk është në gjendje të paguajë mbështetjen e fëmijës. Një klient nuk mund tju paguajë për shkak se ai papritmas ka falimentuar. Gjëra të tilla si këto mund tju ndodhin. Sigurisht, me Uranin kaq shumë të fuqizuar, gjërat mund të shkojnë në çfarëdo lloj mënyrë.
Ne nuk mund të shqetësohemi për ngjarjet që nuk mund ti kontrollojmë, por vetëm për përgjigjet tona ndaj sfidave. Hëna e Re e datës 30 mars, do tju ndihmojë të bëheni më i shkathët dhe kur të hyni në muajin prill, ju mund të qëlloni një ide apo një rrethanë që do të përmirësojë rrjedhjen e parave tuaja. Ju mund të kërkoni për një rritje page - me Plutonin në shenjën tuaj shanset janë që ju mund ta merrni një rritje rrogë, por për ta arritur atë, ju duhet të luftoni dhëmb për dhëmb. Ndoshta nuk ja vlen të bëni kaq shumë përpjekje në këtë moment, pasi rezultati ka gjasa të jetë i vogël gjithsesi. Jo tani, por ndoshta në tetor, të dashur Peshq.
Kur të vijë një eklips hënor i vështirë i Hënës së Plotë në 15 Prill, ju mund të ndiheni i zhytur plotësisht nga të dhënat financiare dhe të ndiheni edhe më i motivuar se më parë për të gjetur të ardhura. Nëse do merrni para, edhe do të nxirrni po kaq para gjatë këtij muaji, kështu që paratë do të vijne dhe do të ikin. Ju nuk jeni vetëm. Gjithkush do të ndiejë një nivel të tillë stresi në mënyra të ndryshme, si rezultat i eklipsit hënor të 15 prillit. Ju jeni i artikuluar dhe shumë bindës, kështu që përdorini këto talente për të krijuar një plan pagese, në qoftë se nuk mund të paguani në mënyrë të plotë, si për shembull, të merrni kredi bankare.
15 Prilli duket se do tju sjelle informacionin e duhur për të zbuluar një mister financiar që kohët e fundit është vërvitur në kokën tuaj. Ju nuk do të keni mundësi të lehtësoheni deri pas datës 22-23 prill, ditë këto shumë të vështira lidhur me paratë, duke qenë se Marsi kundërshton Uranin.
Eklips i dytë i këtij muaji, një Hënë e Re te Demi në 28/29 Prill, do të sjellë një lajm lehtësisht të asimilueshëm për ju. Ka mundësi që ky lajm do të ketë të bëjë me udhetime, shkrime, redaktime, të folurën, përkthimet, studimet kërkimore. Ndërsa tensionet do të vazhdojnë të jetë në ajër, Demi do të përzihet më lehtësisht me Peshqit, sesa me Peshoren, shenjën e parë të eklipsit të 15 prill. Një zgjidhje mund të jetë në dorën tuaj, vetëm kur të keni më shumë nevojë, kështu që të mbajini ide se do tju duhen.
Megjithatë, tensionet rreth parave do trazojnë të gjithë muajin dhe mundësia juaj e vetme do të jetë që të gjeni zgjidhje të reja, edhe në situatat që duket sikur nuk ka zgjidhje. Asgjë nga ato që keni aplikuar në të shkuarën , nuk do të funksionojë në situatën aktuale, prandaj duhet të gjeni zgjidhje të reja dhe të paprovuara më parë. Një trekëndësh i artë do të duket në qiell me shenjat e ujit dhe kjo do të jetë një mrekulli për ju, pasi do të zbulojë një mënyrë për të përmirësuar rrjedhjen e parave tuaja.