News

Kriteret e pranimit në universitete lënë jashtë më të mirët!

Vendosja e kritereve të reja të pranimit në universitete nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve përfshin dhe rikthimin e mesatares: Asnjë student me mesatare nën notën 6 nuk do pranohet! Në pamje të parë, kjo mund të duket si një zgjidhje e mirë që do nxisë të rinjtë të mësojnë më shumë dhe njëkohësisht do shërbejë për të mos tejkaluar numrin e kuotave që çdo universitet ofron. Por, mjafton t’i referohemi rankimit që MAS bën për shkollat e Tiranës për të kuptuar që nga një këndvështrim tjetër duket të mos jetë aspak kështu!

Ajo çfarë ndodh gjithmonë dhe përbën tashmë një dukuri shumë të debatuar në Shqipëri,  është mënyra sesi studentët shpërndahen nëpër universitetet në të gjithë vendin. Kjo dukuri ka ngjallur dyshime se mos ndoshta kjo shpërndarje bëhet në mënyrë të padrejtë, duke qenë se sipas raportit të vetë ministrisë, ka diferenca të mëdha midis shkollave në zonat e thella ose periferike dhe atyre në Tiranë. Flitet për diferenca  në nivelin e kalueshmërisë, cilësisë së mësimdhënies apo edhe sesa përputhen notat e shkollës me notat e provimeve kombëtare. Bazuar në këtë renditje, mesatarja 6 penalizon në mënyrë të padrejtë nxënësit e shkollave më të mira dhe favorizon ata që vinë nga shkollat e pozicionuara në fund të renditjes.

“Ky penalitet shfaqet edhe tek kriteret që vetë universitetet kanë përcaktuar për pranimin në to, ku përgjithësisht vërehet nota 7 si mesatare pranuese, të paktën në Tiranë. Kjo situatë pritet të prodhojë çudinë e radhës ku nxënësit e Tiranës do të shkojnë të studiojnë në universitetet e Durrësit, Vlorës apo Shkodrës” shpjegon Rigels Xhemollari, analist i politikave publike pranë APPA.

Përpos kësaj dukurie, tjetër problem lind edhe për ata që synojnë të vazhdojnë studimet për mjekësi. Në një kohë kur ne synojmë drejt arsimit publik dhe përmirësimit të tij, mesatarja e re i çon studentët e mjekësisë drejt universiteteve private, edhe nëse këta të fundit nuk do donin. Kjo sepse mesatarja e publikut varion në një segment 8-8.5, ndërsa ajo e privatit 6. “Do të thotë se të gjithë ata që kanë dëshirë për të studiuar për mjekësi, por për shkak se kanë dalë nga shkolla cilësore nuk kanë mundur të nxjerrin mesataren 8.5, përjashtohen nga universiteti publik dhe do ti drejtohen rrjedhimisht atij privat” vazhdon shpjegimin e tij Xhemollari.

Ndonëse në parim, “reforma” e re e MAS mund të jetë e drejtë, duke gjykuar mbi renditjen e publikuar nga vetë MAS, duket se një kriter i tillë nuk gjen ende vend në sistemin tonë arsimor.

REELS

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”