
Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha, feston gjatë së martës ditëlindjen e saj të 68 dhe mbesa e saj Desara Malltezi, ka vendosur t’i kushtojë asaj një urim të gjatë nëpërmjet një postimi në Facebook, ku përveç urimit, nxjerr në pah edhe disa vlera të tjera të gjyshes së saj.
“Gëzuar ditëlindjen gjyshes sime Lili, e vetmja kuzhiniere që njoh që mund t’ia kalojë Jamie Oliver-it, Gordon Ramsey-t dhe të gjithë atyre kuzhinierëve të tjerë të famshëm të bërë bashkë. Jo vetëm një kuzhiniere e e shkëlqyer, por edhe njeri me shije të pagabueshme. Një person me arritje të mëdha, vlera dhe më dashamirës dhe bujar me të gjithë,” shkruan Malltezi.
Ajo vijon më tej u shprehur krenare për arritjet në karrierën e saj si mjeke dhe themeluese e fondacionit në ndihmë të fëmijëve me autizëm.
“Një grua me zemër kaq të madhe, e dashur dhe e gjindshme për çdo person që mund t’i kërkojë ndihmë. Faleminderit që je gjyshja ime e dashur dhe e kujdesshme dhe nëj model për mirësinë njerëzore. Të dua! Gezuar ditëlindjen Lilush,” përfundon dedikimi i saj.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.