Showbiz

Saimir Pirgu politikanëve anglezë: Boll e keqpërdorët emrin e Shqipërisë!

Tenori Saimir Pirgu që ka shkëlqyer disa herë në operën e famshme të Londrës “Convent Garden”, nuk ia përton t’u kundërvihet politikanëve britanikë, kur bëhet fjalë për Shqipërinë.

Në një postim të tij të fundit në Instagram, ai godet komentin në Twitter të politikanit laburist Chuka Harrison Ummuna, i cili rikujton një poster gjatë fushatës pro-BE-së, ku thuhej se nëse britanikët do të votonin për t’u larguar nga Bashkimi Europian, atëherë ata do të ktheheshin në një “Shqipëri.”

“A ka mundësi që ky publicitet i shëmtuar ndaj Shqipërisë të ndalet? Kanë vërtet nevojë britanikët për #brexit e tyre të përdorin vendin tonë, vend e pa vend, edhe pas daljes nga EU?” shkruan Pirgu në faqen e tij në Facebook.

Tenori, tashmë me famë botërore, e konsideron posterin racist. Posteri me slloganin “The leave campaign want us to quit dhe single market and be like “Albania”. Seriously” (Fushata për largimin, kërkon që ne të heqim dorë nga tregu i përbashkët dhe të bëhemi si “Shqipëria”. Seriozisht.), u prezantua gjatë fushatës #strongerin dhe vendi ynë u përdor me ironi si shembull i keq, si vendi i varfër dhe i izoluar që nuk është pjesë e tregut të përbashkët . Duke na përdorur si njësi matëse, rrjedhimisht politikanët që promovuan qëndrimin në BE, kërkuan që të frikësonin votuesit, duke i paralajmëruar se një votë e tyre pro-daljes do të krijonte një Shqipëri të dytë brenda ishullit në veri të Europës.

Postimi i slloganit anti-Shqipëri, u vendos në Twitter nga një politikan me origjinë nigeriane dhe ky fakt i shtyu disa të komentonin se “Chuka nuk u akuzua për racizëm në postimin e tij. Mesa duket, kur je vetë me origjinë nga jashtë, ke të drejtën të thuash ç’të duash.”

Ndërkohë që “sllogani i zgjuar” i Chuka-s nuk rezultoi i suksesshëm, Pirgu nga ana tjetër vazhdon me sukses të plotë turneun e tij në botë. Në 30 Qershor ai do të jetë në “Gran Teatre del Liceu” të Barcelonës për të interpretuar në rolin e Rodolfos në operën “Traviata”. Axhenda e tij vijon me opera të tjera deri në Tetor në Moskë, Barcelonë, Vienë, Amsterdam dhe Napoli. Në të gjitha operat, Pirgu ka role kryesore dhe të gjitha shfaqjet mbahen në sallat qendrore të kryeqyteteve.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb